PD prezanton amendamentet për dekriminalizimin, Bylykbashi: Ndërhyrje në Kushtetutë

Publikuar tek: politike, më 14:45 23-03-2015 PD prezanton amendamentet për dekriminalizimin, Bylykbashi: Ndërhyrje në Kushtetutë Oerd Bylykbashi

Partia Demokratike propozon ndërhyrje në Kushtetutë, Kod Zgjedhor, Kod Penal, Kod të Procedurës Penale dhe legjislacion të administratës publike për të ndërprerë mandatet e deputetëve me rekorde kriminale. Po kështu PD-ja kërkon që të gjithë personat me të tilla rekorde të humbasin përjetë të drejtën për të kandiduar si dhe deputetët dhe drejtuesit e lartë të administratës të deklarojnë paraprakisht nëse kanë rekorde apo jo.Llojet e krimeve të precedentëve penalë nuk do lidhen domosdoshmërisht vetë me krimin e organizuar, por edhe me vepra të tjera.

“Qëllimi i platformës është dekriminalizimi, objektivi është hartimi i instrumenteve kushtetuese dhe ligjore për emërimin dhe largimin e drejtuesve. Të atyre që janë në detyrë dhe atyre në të ardhmen që do të kërkojnë emërim. Ndërhyrja do jetë imediate për të trajtuar deputetët dhe zyrtarë me rekorde kriminale që i bëjnë të dridhen shqiptarët që kanë në CV e tyre vepra penale të kryera dhe dënime të rënda. Që të mos ketë asnjë lloj mundësie që persona të mos kenë pjesë në organet më të larta. Do trajtohen rastet e krimit të organizuar, për të cilët PD do propozojë masa të rrepta deri në përjashtimin për kandidimin përpjetë për të kandiduar në organet dhe Parlamentin. Nuk mundet që dikush që ka rekorde të jetë përfaqësues i tij. Të mërkurën thirret mbledhja. Në këtë paketë instrumentet për identifikimin dhe procedurat për largimin e këtyre personave. Këta persona do kenë detyrim për deklarimin e mospasjes së rekordeve kriminale. Vetëm fakti i dënimit do jetë i mjaftueshëm që të humbasin funksionin apo mos t ë kenë të drejtën që të kandidojnë.’’, deklaroi deputeti Oerd Bylykbashi.

“ Nuk do të ketë më shtet ligjor dhe arsye që Edi Rama dhe Ilir Meta bënë në datën 23 qershor: kriminalizimin e Parlamentit dhe politikës që ndërkombëtarët janë në dijeni. Ne do bëjmë një propozim të këtij amendamenti në Kushtetutë, bazuar në praktikën e shteteve të tjera që me një ndryshim kushtetues kanë vënë kufij tek persona të dënuar më parë, do ndërhyjmë për të ndërprerë mandatin në momentin që verifikohet ekzistenca e rekordeve kriminale. Do jetë rregull kushtetues dhe do aplikohet për të gjithë në momentin që hyn në fuqi.Në bazën e këtij amendamenti tranzitor do humbasin mandatin. Kushtetuta do të ndalojë menjëherë vazhdimin e funksioneve të tyre në Parlamentin e Shqipërisë.”, u shpreh Bylykbashi, që shtoi se spektri i veprave që do të shqyrtohen do të jetë më i gjerë se krimi i organizuar.

Kurse deputeti Eduart Halimi u shpreh se është një proces i vështirë dhe se nuk është vetëm çështje normash e ligjesh por më shumë vullnet politik.

“Ky proces nuk është çështje normash dhe ligjesh por është një vullnet që duhet të ekzistojë tek partitë politike dhe drejtuesit e këtyre partive. Ajo që tha Bylykbashi është një tërësi normash, me dy faktorë: që vullneti i opozitës është fundamental dhe Iihekurt dhe e dyta I japim mundësi maxhorancës që të bëjë propozimet e veta. Ne nuk e detyrojmë. Modele ka gjithandej në BE, vendet euro-atlantike, por ajo që është e domosdoshme është vullneti. Nëse ata nuk do të pranojnë këto amendamente do të përballen me opozitën dhe qytetarët shqiptarë. PD nuk do të bëjë asnjë kompromis për dekriminalizimin.’’, deklaroi Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bare: Bllokimin e karvanit të ndihmave e organizoi PD
Dhëndrri i Lenka Çukos, ambasador i Shqipërisë në Izrael? »
Article Logic
Execution time: 0.033102035522461
array(1) { ["section"]=> string(86) "pd-prezanton-amendamentet-per-dekriminalizimin-bylykbashi-nderhyrje-ne-kushtetute-6720" }