PD proteston sot në Vlorë, Basha: Kundër krimit të veshur me pushtet

Publikuar tek: politike, më 08:45 04-04-2015 PD proteston sot në Vlorë, Basha: Kundër krimit të veshur me pushtet Skena nga ku do të flasin liderët e PD-së

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës lajmëruar prej saj në në qytetin e Vlorës në  orën 11:00 në sheshin “Pavarësia”. “Protestoj në orën 11.00 në Vlorë. Bashkë me qytetarët kundër varfërisë, kundër padrejtësisë, kundër dhunës, kundër krimit të veshur me pushtet dhe për të ndalur të keqen që ka pushtuar vendin.”, shkruan Lulzim Basha në ‘’Facebook’’.

Protesta i dedikohet çështjeve të papunësisë, varfërisë, prishjes së banesave dhe dëmshpërblimeve selektive, si dhe kundërshtimit të rritjes së çmimit të energjisë e parkimeve me pagesë.

Deri tani Partia Demokratike ka zhvilluar protesta në disa qytete si Kavajë, Durrës, Kukës, Shkodër dhe pritet që të vazhdojë edhe në qytete të tjera duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ilir Metës nga Kuvendi, pas akuzave të deputetit Tom Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PKD e Frrokut thirrje PD-së: Tregoni vetëpërmbajtje dhe respekt
Ristani: S’kemi qenë të shkëlqyer në qeverisje, por s’kemi gënjyer e bashkëqeverisur me krimin »
Article Logic
Execution time: 0.035747051239014
array(1) { ["section"]=> string(71) "pd-proteston-sot-ne-vlore-basha-kunder-krimit-te-veshur-me-pushtet-7788" }