PD publikon dokumentacionin e plotë për skandalin e CEZ: Po kërkohet të manipulohen qytetarët

Publikuar tek: politike, më 15:25 24-09-2015 PD publikon dokumentacionin e plotë për skandalin e CEZ: Po kërkohet të manipulohen qytetarët

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka reaguar nga selia blu në lidhje me skandalin e korruptiv të CEZ. Sipas PD-së, prej disa ditësh, të zënë me presh në duar nga avokatët e vetë qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare, segmente të mazhorancës dhe persona në hetim, me dëshpërim po përpiqen të manipulojnë opinionin publik lidhur me thelbin e këtij hetimi dhe se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Deklarata e plotë e PD-së:

Për të sqaruar opinionin publik dhe për të denoncuar këto përpjekje të dëshperuara të të implikuarve në këtë çështje, po paraqes faktet dhe dokumentet e mëposhtme;

1.      Siç është thënë shumë herë, kontrata e privatizimit të CEZ ka qënë e shoqëruar me një garanci bankare të Bankës Botërore prej 60 milionë Euro, e cila mund të tërhiqej nga CEZ në rastet kur ERE nuk kishte marrë vendim në përputhje me kontratën lidhur me borxhin e keq sipas studimit qe do të bënte Deloitte, kompania ndërkombëtare e zgjedhur nga të dy palët.

2.      ERE në vitin 2011, pas publikimit të raportit nga Deloitte, vendosi çmimin 2.8 lekë duke mos e marrë në konsideratë raportin e Deloitte për nivelin prej 16.85% të borxhit të keq. Pra faturave të papaguara të energjisë elektrike.

3.      Kjo solli kërkesën e CEZ drejtuar Bankes Boterore dhe Qeverise Shqiptare, per te sekuestruar garancine prej 60 milionë euro në datën 25 nëntor 2011.

4.      Banka Botërore, në rolin e arbitrit dhe garantuesit të marrëveshjes, pas vlerësimeve të saj teknike, njoftoi institucionet shqiptare dhe CEZ, me letrën e saj të datës 14 Dhjetor 2011, ku qeveritarët e akuzuar nuk janë të interesuar ta nxjerrin. Në këtë letër Banka Botërore shkruan se;

a)      Qeveria shqiptare për shkak të vendimit të mësipërm të ERE-s rrezikonte humbjen e 60 milionë eurove.

b)      Ajo mbështeste qeverinë për te gjetur një zgjidhje të drejte dhe të qëndrueshme dhe se për të arritur këtë, ERE duhej të miratonte nivelin e borxhit të keq 16.85% dhe të reflektontë këtë gjë në tarifat perkatese.

c)      Kjo zgjidhje konsiderohej nga Banka Boterore si ne perputhje me praktikat me te mira dhe ne perputhje me interpretimin e saj per deklaraten rregullatore për borxhin e keq.

d)      Nese behej kjo, kerkesa e CEZ per te ekuestruar garancine bankare te mbajtur prej saj, nuk do te ekzekutohej.

Nderkaq, siç pretendohet se ishte ulur çmimi, CEZ kishte rrezuar me vendim gjykate vendimin e ERE per çmimin perj 2.8 lekesh qe lidhej me llogaritjen e  borxhit te keq ne nivelin 14 % ( jo 16.85 siç thotë audituesi ndërkombëtar Deloitte) dhe per kete arsye nuk paguante prej muajsh energjine qe merrte nga KESH, duke e çuar në vështirësi financiare.

Letra që përflitet e Ministrisë së Financave qe tundin ata qe jane te akuzuar me shprese qe te manipolojne opinionin publik por edhe provat me shpresën se mund të mbulojnë skandalin e CEZ dhe të komanisë DIA, pa e lexuar ne asnje rast permbajtjen e saj, kjo letër eshte pergjigje ndaj nje letre te ERE ku njoftonte insitucionet ashtu edhe Ministrinë e Financave e cila u përfshi në çështje nga dhjetori i vitit 2011 për shkak të garancisë, ku deklaronte masat qe ajo mendonte te nderrmerrte pas rekomandimit te Banke Boterore për të shëndoshur sektorin energjitik shqiptar.

Ne kete leter, nuk ka asnje kerkese per ulje cmimi, apo as dhe nje opinion se sa duhej te miratohej cmimi, pasi kjo eshte nje e drejte ekskluzive e ERE. Letra mbeshtet programin e ERE ne kushtet qe te jete i bazuar ne kuadrin ligjor respektiv, ne rekomandimet e Bankes Boterore, ne heqjen e rrezikut qe vendi kishte ne procese gjyqesore vendore dhe nderkombetare që do të përfundonte me sekuestrimin e 60 milionë eurove si dhe ne funksion të garantimit te furnizimit me enerjgie elektrike te panderpre per popullaten pa rritur cmimin per konsumatoret.Pra kjo është letra që tundet nga të akuzurit. Sigurisht që mes institucioneve ka komunikim dhe aq më tepër që isha në rolin e garantuesit të një gjobe që mund ti vihej vendit prej 60 milionë eurosh, kur efekti i çmimit të diskutueshëm ishte 10 milionë euro.

Per ta permbledhur, Ministria e Financave nuk ka thene as me shume dhe as me pak, nga ajo qe Banka Boterore i ka thene qeverise shqiptare dhe vete ERE. Aq eshte e vertete kjo, sa ne Vendimin e ERE per te miratuar borxhin e keq, ne menyre te qarte dhe pa ekuivok thuhet se [citoj] “letra e Ministrisë së Financave ne cilesine e garantorit mbeshtet propozimin e Bankes Boterore”.

Ne perfundim, faktet qe ka konstatuar vete avokati i qeverise shqiptare, ne letren e tij drejtuar gjykates ndërkombëtare, pasi ka shqyrtuar te gjitha dokumentet ka dale ne konkluzion se ne vitin 2012, cmimi i KESH eshte rritur me 48%, dhe nuk është ulur siç pretendojnë,  dhe se kjo sic duket ka sjelle prishjen e pazareve mes DIA dhe atyre qe jane te lidhur me te  dhe CEZ. Per saktesi ju lutem referoheni paragrafit 1743 ne faqen 31 te raportit te vete konsulentit ndërkombëtar.

Partia Demokratike ka kerkuar dhe kerkon nje hetim nderkombetar per kete ceshtje si dhe doreheqjen e Ilir Metes per ti hapur rrugen nje hetimi te plote dhe te drejte te kesaj ceshtje. Faktet e fundit per kercenim deshmitaresh jane perpjekje te pushtetareve per te mbyllur hetimin e ketij rasti te paprecedente dhe manipulimi me faktet dhe të vërtetat po ashtu është një devijim nga vëmëndja e publikut lidhur me aferën tepër të rëndë, si në rastin e raportit të DIA-s ashtu si me rastin e zgjidhjes së kontratës së privatizimit të CEZ, ku qindra milionë euro iu falën në mënyrë të paargumentuar, dhe ku u bllokua çdo proces penal të personave të implikuar në çështjen me CEZ. Mbetemi të vendosur për ti hapur rrugën një hetimi ndërkombëtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mustafa Nano: Vetëm një qeveri e ligë mund të sillet kështu me hallexhinjtë
Skandali i CEZ, PD: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, aferë me përmasa qindra milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.019912004470825
array(1) { ["section"]=> string(98) "pd-publikon-dokumentacionin-e-plote-per-skandalin-e-cez-po-kerkohet-te-manipulohen-qytetaret-21575" }