PD publikon dokumentet, si falsifikoi Xhafaj nenin 491 për të shpëtuar vëllain

Publikuar tek: barometri, më 07:31 11-05-2018 PD publikon dokumentet, si falsifikoi Xhafaj nenin 491 për të shpëtuar vëllain

Partia Demokratike ka publikuar prova të reja në lidhje me dënimin me burg të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Sipas deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ministri i Brendshëm ka falsifikuar dokumentet për të mbrojtur Agron Xhafajn dhe në kohën kur drejtonte Komisionin e Reformësn në Drejtësi ka falsifikuar sipas demokratëve nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale për të shpëtuar të vëllain. Sipas deputetëve Fatmir Xhafaj nëpërmjet falsifikimit që ka kryer, i ka siguruar paprekshmërinë dhe imunitet ligjor vëllait të tij.

Ja faktet e paraqitura nga deputetët e PD-së:

Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”, duke parashikuar që NUK MUND TË JEPET EKSTRADIMI KUR PERSONI I KËRKUAR ËSHTË DËNUAR NË MUNGESË, ME PËRJASHTIM TË RASTIT KUR SHTETI KËRKUES JEP GARANCI PËR RISHIKIMIN E VENDIMIT.

FAKT 1: Me shkresën nr. 3960, datë 28.12.2016, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi, ka propozuar këto ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 491:

a) Në pikën 1, shkronja “c” shfuqizohet .

b) Pas shkronjës “e” shtohen shkronjat “ë” dhe “f” me këtë përmbajtje:

 “ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit kërkues ose të shtetit të kërkuar;

f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar.”

c) Pas pikës 1, shtohet pika 2 me këtë përmbatje:

 “2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.”

Ky propozim në komisionin e ligjeve është I qartë. Nëse një shtetas I dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstaduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin në burgjet shqiptare.

FAKT 2: Sipas relacionit shoqërues (faqe 38-39), këto ndryshime lidheshin me nevojën e reflektimit të parshikimeve të konventave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar pas miratimit të Kodit të Procedurës Penale, si dhe rregullimin e problematikës së hasur në praktikë gjatë aplikimit të dispozitave.

FAKT 3: Ndryshimet janë diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në mbledhjet e tij të datave 13.03.2017; 20.03.2017; dhe 21.03.2017.

A. Në mbledhjen e parë të datës 13.03.2017, ndryshimi i propozuar në nenin 491 të K.Pr.P., nuk është diskutuar nga Komisioni dhe nuk është përmendur FARE gjatë prezantimit të ndryshimeve

Në mbledhjen e dytë të datës 20.03.2017, rezulton nga procesverbali që të mos ketë patur asnjë diskutim për ndryshimin e propozuar në nenin 491 të K.Pr.P.

Në faqen 47 të procesverbalit rezulton që neni 268 (që në draft i referohet ndryshimit të propozuar në nenin 491 të Kodit ekzistues), është miratuar pa ndryshime dhe pa asnjë diskutim. Konkretisht, Komisioni është shprehur DAKORD me versionin e propozuar nga ekspertët nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi.

Pra, është miratuar propozimi i bërë nga grupi i ekspertëve, ku shkronja “f”, kishte këtë përmbajtje: “f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar”, si dhe shtohej paragrafi 2, me këtë përmbajtje:  2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048732042312622
array(1) { ["section"]=> string(84) "pd-publikon-dokumentet-si-falsifikoi-xhafaj-nenin-491-per-te-shpetuar-vellain-120323" }