PD: Rama, frymëzues i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe

Publikuar tek: politike, më 19:40 21-02-2015 PD: Rama, frymëzues i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me incidentin e Brukseli midis kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Erisa Zykaj.

PD në deklaratën e saj shprehet se lajmi i vetëm që Rama prodhoi gjatë vizitës së tij ishte fyerja e gazetares.

“Kryeministri i vendit vizitoi së fundi Brukselin dhe i vetmi lajm që krijoi nga qendra e Europës ishte fyerja e gazetares shqiptare Erisa Zyka. Edi Rama manifestoi arrogancë dhe ofendoi korrespondenten e njohur pikërisht në zemrën e Europës së vlerave, aty ku liria e shprehjes dhe komunikimi kanë strehën e tyre”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më tej partia më e madhe opozitare thekson se është po ky kryeministër që ofendon opozitën, presidentin, gjyqtarët dhe drejtuesit e mediave. Sipas PD-së, Rama është frymëzuesi i dhunës verbale dhe fizike ndaj mendimit ndryshe.

“Është po ky kryeministër që ofendon e agreson opozitën, Presidentin e vendit, gjyqtarët e drejtuesit e mediave në mënyrë periodike në Tiranë. Ofendimet janë tashmë kostumi i Edi Ramës.  Partia Demokratike dënon këto sjellje të kryeministrit që dëmtojnë imazhin e vendit dhe janë akte të përsëritura kundër lirisë së shprehjes.  Edi Rama nuk përfaqëson askënd tjetër pos vetes së tij me qëndrime të tilla antieuropiane, por ai është frymëzuesi i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe, fjalës së lirë e opozitës”, deklaron PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Liberalizimi i kanabisit/ Shtohen “votat” pro tek PS, Shehu i PD-së kundër
Basha: Rama të heqë dorë nga investimet luksoze. Bare: Tiranës nuk i duhet një kryetar që shan »
Article Logic
Execution time: 0.021198987960815
array(1) { ["section"]=> string(70) "pd-rama-frymezues-i-dhunes-verbale-e-fizike-ndaj-mendimit-ndryshe-4058" }