PD: Rama i dha Lagunën e Patokut vëllait të deputetit. Panariti: Akuzat politike, gati t'ju tregojmë dosjen

Publikuar tek: politike, më 09:53 07-04-2015 PD: Rama i dha Lagunën e Patokut vëllait të deputetit. Panariti: Akuzat politike, gati t'ju tregojmë dosjen Dokumenti i publikuar nga PD për tenderin e lagunës së Patokut

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka nxjerrë fitues nëpërmjet një tenderi të dyshimtë vëllain e deputetit të PS Armando Prenga duke i dhënë Lagunën e Patokut por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Bujqësisë e cila ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si politike.

“Edi Rama jo vetëm nuk po reflekton por po bën biznes me kriminelët. Laguna e Patokut i është dhënë vëllait të Armando Prengës, deputetit të Ramës. Kompania e tij ka dalë fituese ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë . Për të ka informacione se ka probleme me drejtësinë në Itali e në vende të tjera të Europës. Ai po forcon lidhjet e tij me Edi Ramën në kurriz të dhjetra peshkatarëve që me atë punë mbanin familjet e tyre”, është shprehur Bashkim Shehu, kreu i Departamentit për Rendin Publik në PD, në një deklaratë për mediat.

Ai shtoi gjithashtu se Rama po bën ndarje favoresh të majme që shkojnë deri në Parlament.

Shehu paralajmëroi kryeministrin Rama në përfundim të deklaratës së tij  se PD nuk do ta njohë këtë kontratë dhe se do bëjë çmos për ta anulluar.

"Procesi ishte i hapur dhe sipas ligjit. Akuzat e Partisë Demokratike janë tërësisht politike. Ne jemi të hapur të vemë në dispozicion të gjitha dokumentacionet përkatëse", është ky reagimi i menjëhershëm i ministrisë së Bujqësisë.

 

Dokumenti i publikuar nga PD

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mazhoranca shtyn vendimin për mandatin Koço Kokëdhimës
Basha: Negociatat me aleatëtë, përparim i duhur në të gjitha drejtimet »
Article Logic
Execution time: 0.005173921585083
array(1) { ["section"]=> string(108) "pd-rama-i-dha-lagunen-e-patokut-vellait-te-deputetit-panariti-akuzat-politike-gati-t-ju-tregojme-dosjen-8014" }