PD: Rama-Meta në mbështetje të krimit dhe korrupsionit

Publikuar tek: politike, më 13:34 29-03-2015 PD: Rama-Meta në mbështetje të krimit dhe korrupsionit

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PS Taulant Balla duke dënuar mbështetjen e krimit dhe korrupsionit, sipas PD, nga dyshja Rama-Meta.

“Riciklimi i krimit dhe i korrupsionit në politikë është kërcënimi më i madh për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Përdorimi i rekordeve kriminale të deputetëve të inkriminuar për të mbyllur hetimet e drejtësisë përbën provë flagrante të kapjes së shtetit nga kupola mafioze e dyshes Rama-Meta”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

PD shprehet se dekriminalizimi është një emergjencë kombëtare që nuk mund ta ndalë askush në këtë mision jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët pa dallim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Qeveria skuqet vetëm nga krimi, jo nga turpi
PKD: Drejtësia po mbahet nën presion, Mark Frroku nuk bie pre e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.022300004959106
array(1) { ["section"]=> string(58) "pd-rama-meta-ne-mbeshtetje-te-krimit-dhe-korrupsionit-7262" }