PD: Rama-Meta refuzojnë ekspertët për dekriminalizimin. Qytetarët s’kanë zgjidhje veçse ta përmbysin regjimin

Publikuar tek: politike, më 10:51 14-04-2015 PD: Rama-Meta refuzojnë ekspertët për dekriminalizimin. Qytetarët s’kanë zgjidhje veçse ta përmbysin regjimin Oerd Bylykbashi, PD

Sipas përfaqësuesit të PD Oerd Bylykbashi, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta nuk kanë vullnetin për të luftuar dekriminalizimin dhe nëse vazhdojnë kështu do i vendosin qytetarët përpara zgjedhjes së përmbysjes së regjimit. Bylykbashi tha se më 23 mars është bërë një kërkesë për Komisionin e Venecias në mënyrë që ekspertët e tyre të asistojnë në procesin e dekriminalizimit por Rama e Meta kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë para zgjedhjeve të 21 qershorit.

“Prej tre javesh Rama dhe Meta, refuzojnë të sjellin ekspertët e tyre. Ata nuk kanë grimcë vullneti për procesin e dekriminalizimit, për arsye se nuk  duan dekriminalizim para zgjedhjeve të 21 qershorit. Shembulli që ata nuk duan dekriminalizimin është kandidati  Artur Bushi në Krujë, i ndaluar e i arrestuar në Itali për kokainë”, denoncoi edhe njëherë PD rastin e një kandidature të inkriminuar sipas saj.

 “Shtetet e Bashkuara e çdo faktor ndërkombëtar kërkon dekriminalizimin përvec Ramës e Metës. Ne sot do i nisim Komisionit të Venecias kërkesën që ata të asistojnë me ekspertët e tyre dhe të japin ndihmën e vet ndaj këtij procesi. Nëse Rama e Meta do zgjedhin të vazhdojnë të refuzojnë dekriminalizimin, qytetarët nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të përmbysin regjimin”, paralajmëroi Bylykbashi në daljen e tij para mediave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD heq dorë nga Lefter Maliqi për Beratin, zyrtarizon kandidatin Kasem Mahmutaj
Duma: Vlerësoj maksimalisht Agron Dukën, Mediu: Nga sondazhet, Duka fitues »
Article Logic
Execution time: 0.022654056549072
array(1) { ["section"]=> string(112) "pd-rama-meta-refuzojne-ekspertet-per-dekriminalizimin-qytetaret-s-kane-zgjidhje-vecse-ta-permbysin-regjimin-8665" }