PD: Rama të ulë çmimin e naftës dhe të energjisë, ndryshe protesta masive

Publikuar tek: politike, më 13:27 28-01-2015 PD: Rama të ulë çmimin e naftës dhe të energjisë, ndryshe protesta masive Edmond Spaho

Partia Demokratike ka dalë prapë në një deklaratë për shtyp, ku i kërkon qeverisë, miratimin e dy projektligjeve që i ka dorëzuar në lidhje me heqjen e taksës së qarkullimit dhe uljen e çmimit të energjisë.

“Nga sot kërkojmë që Edi Rama të miratojë këto projektigje. Ne kërkojmë që të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet në 14% çmimi I energjisë elektrike. Sot nafta paguhet shumë shtrenjtë nga shqiptarët. Qeveria ka rritur 25% energjinë elektrike në kohën që premtoi ulje të faturës dhe reduktim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Në të kundërt PD, ka vazhduar me paralajmërimet për protesta massive, pasi sipas deputetit, nëse Rama nuk miraton projektligjet, ka humbur kontaktete me realitetin duke treguar se është në qeveri jo për interesa të qytetarëve.

“Qytetarët do mbrojmë familjen dhe vendin dhe ne si opozitë do jemi në ballë të protestave më masive që ka njohur ndonjëherë vendi”, ka përfunduar deputeti Spaho.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: Prokuroria të reagojë, Sali Berisha vret me gojë e pushkë
Majko: Dhuna në Prishtinë nisi nga Jabllanoviçi »
Article Logic
Execution time: 0.020301818847656
array(1) { ["section"]=> string(76) "pd-rama-te-ule-cmimin-e-naftes-dhe-te-energjise-ndryshe-protesta-masive-1718" }