PD reagon kundër Top-Channel: Po dëshmojnë servilizëm të verbër ndaj Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 20:44 12-01-2016 PD reagon kundër Top-Channel: Po dëshmojnë servilizëm të verbër ndaj Edi Ramës

Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare kundër lajmit të publikuar në televizionin “Top-Channel”.

Ka qenë një kronikë e këtij 'Tv' lidhur me qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi, çka ka sjellë edhe reagimin PD-së. Në deklaratë thuhet se asnjë shërbim i porositur nga kryeministri Rama nuk mund të dizinformojë mbi vendosmërinë e opozitës për reformimin e këtij sistemi.

“Në mënyrë të përsëritur redaksia e lajmeve të Top Channel, duke dëshmuar servilizëm të verbër në shërbim të Edi Ramës dizinformon rreth qendrimit të opozitës për reformën në drejtësi. Sot kjo redaksi ka shpërndarë një mashtrim të gatuar në zyrat e propagandës qeveritare lidhur me mospjesmarrjen e opozitës në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi. Asnjë shërbim i porositur nga Edi Rama nuk mund të zbehë apo dizinformojë mbi vendosmërinë e opozitës për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe as për vullnetin e saj për të mos lejuar kapjen politike të drejtësisë nga Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar dhe kriminale”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet drafti i ekspertëve të lartë për Reformën në Drejtësi
Meta “rikthehet” sërish te Zëri i Amerikës »
Article Logic
Execution time: 0.016014814376831
array(1) { ["section"]=> string(83) "pd-reagon-kunder-top-channel-po-deshmojne-servilizem-te-verber-ndaj-edi-rames-29833" }