PD reagon për debatin e ashpër në Parlament, Bogdani: Meta porositës i dy vrasjeve

Publikuar tek: politike, më 15:20 21-05-2015 PD reagon për debatin e ashpër në Parlament, Bogdani: Meta porositës i dy vrasjeve

Deputeti i Partisë Demokratike Greti Bogdani, ka reagur për debatin e ashpër ditën e sotme në Parlament, midis deputetes së PD, Jozefina Topalli dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

“Ilir Meta duhet të jetë i fundit të ketë kurajon të përbaltë Parlamentin, pasi ai vjen nga një porosi vrasjeje për dy deputetët e Parlamentit. Ilir Meta duhet të jetë i fundit të ketë kurajon të ofendojë në Parlament, pasi vjen nga një proces i manipulimit të votave në zgjedhje”, ka thënë Bogdani.

Debati i ashpër në Parlament nisi pas kërkesës së ish-kryetares së Kuvendit për kryetarin aktual Ilir Meta, ‘’që të mos u bëjë presion shkodranëve për të dhënë votën’’, Meta i ka kthyer deputetes përgjigje duke e quajtur ‘’të pacipë’’ dhe në aleancë ''me atë që e quante Topallin moldave’’.

Lexo edhe: Debat i ashpër në Kuvend, Topalli-Metës: Ti je mafia! Meta: Je e pacipë, ke aleat atë që të quante ‘’moldave’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blendi Klosi zëvendëson Erion Veliajn, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
Parlamenti rrëzon dekretin e Nishanit për ligjin e diplomatëve »
Article Logic
Execution time: 0.0277099609375
array(1) { ["section"]=> string(86) "pd-reagon-per-debatin-e-ashper-ne-parlament-bogdani-meta-porosites-i-dy-vrasjeve-11667" }