Protesta për naftën/ PD: Po gjobiten mjetet që ishin në protestë. MB: Nuk kemi marrë asnjë masë

Publikuar tek: politike, më 15:35 28-01-2015 Protesta për naftën/ PD: Po gjobiten mjetet që ishin në protestë. MB: Nuk kemi marrë asnjë masë

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin se po hakmerret ndaj atyre që ishin në protestën e së hënës.

Përmes zëdhënëses së selisë blu, Oriola Nebijaj, demokratët kanë cilësuar si regjim oligarkësh, atë që po gjobit makinat që ishin në protestën për çmimin e lartë të karburanteve.

“Këto janë shenjat e një regjimi që ka humbur legjitimitetin, që kërkon të nënshtrojë me forcë qytetarët e vendit. Të tillë regjim, e ka vuajtur ky vend për shumë vite. Qytetarët e vendit do të ngrihen edhe më të shumtë, edhe më të bashkuar derisa e keqja të shkulet me rrënjë. Menjëherë pas protestës së qytetarëve kundër çmimit të lartë të karburantit, Edi Rama ka nisur hakmarrjen duke e urdhëruar policinë e shtetit në një ofensivë gjobash e ndëshkimesh për drejtuesit e mjeteve që ndaluan të hënën për 5 minuta makinat", tha zëdhënësja e PD.

Po çfarë bën Edi Rama. Ndëshkon me gjoba, duke thelluar politikën e tij të kërbaçit ndaj qytetarëve. Pasi mban me kokëfortësi çmimin më të lartë në rajon e në Europë të karburantit për shkak të taksave të përsëritura që ka vënë, duke ndëshkuar ekonominë e çdo familjeje në vend, tani kur qytetarët protestojnë, vendos ti ndëshkojë sërish ata. Dhunë ndaj qytetarëve, e njëjta dhunë që vazhdon që prej ditës së parë kur erdhi në pushtet, teksa nga ana tjetër, Edi Rama ruan dhe konsolidon favoret dhe paprekshmërinë ndaj njerëzve të tij. Ky regjim po varfëron popullin e krijon padrejtësi do të ndalet, deri sa e keqaj të shkulet me rrënjë” tha PD.

 

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me akuzuat PD-së se qeveria po gjobit automjetet që morën pjesë në protestën e të hënës të organizuar nga opozita.

Sipas ministrisë, kjo akuzë nuk është e vërtetë edhe pse shërbimet e policisë rrugore kanë identifikuar të paktën 330 automjete që ndaluan duke bllokuar trafikun.

Këto mjete me këtë veprim shkelën nenin 20 të Kodit Rrugor që parashikon: “Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë”, por për asnjë prej tyre nuk është marrë masë.

Ndërkohë që ministria sqaron se “sipas verifikimeve, rreth 30% e këtyre mjeteve janë konstatuar edhe si mjete debitore, duke pasur minimumi të paktën dy gjoba të papaguara dhe maksimumi 19 gjoba, ose ishin mjete pa kontratë sigurimi të detyrueshëm”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kavajë, Engjëll Cara i PD akuza Rroshit për diversion brenda të djathtës
Kontrolli për qytetarët, fituese biznesmenia që tregton Duhanin »
Article Logic
Execution time: 0.17841100692749
array(1) { ["section"]=> string(72) "pd-reagon-serish-per-naften-po-gjobiten-mjetet-qe-ishin-ne-proteste-1712" }