PD, Ristani: Protesta kundër krimit në qeverisje

Publikuar tek: politike, më 13:51 11-03-2015 PD, Ristani: Protesta kundër krimit në qeverisje

Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, ka thënë sot gjatë një deklarate për media se qeveria është e vetmja shkaktare  e inkriminimit masiv të politikës dhe se arroganca e qeverisjes ka sjellë varfëri papunësi e skamje.

“Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtëtit të përmbahet dhe të mos nxitet nga politika, sepse asnjë nuk do ta ndalojë dot protëstën”, tha Arben Ristani.

Ristani tha se është radha e popullit sovran të marrë fatet e vendit në dorë. Më parë në një deklaratë për shtyp policia tha se ka marrë masa të rrepta dhe do të shtohen kontrollet për të ndaluar çdo individ që mund ta shfrytëzojë protestën për të kryer akte të paligjshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada e SHBA: Lista e deputetëve ‘non grata’ një trillim
Berisha: Protestë kundër byrazerëve të krimit, nën moton "t’i hedhim qelbësirat" »
Article Logic
Execution time: 0.031696081161499
array(1) { ["section"]=> string(51) "pd-ristani-protesta-kunder-krimit-ne-qeverisje-5549" }