PD, Ristani: Rama i ka dhënë krimit pushtet, ndërkohë që ai flet për sigurinë, në Rinas dalin maskat

Publikuar tek: politike, më 13:04 27-07-2015 PD, Ristani: Rama i ka dhënë krimit pushtet, ndërkohë që ai flet për sigurinë, në Rinas dalin maskat

Deputetit i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Rama si shkaktar të gjendjes së pasigurisë në vend. Ristani tha se Shqipëria është rikthyer në listën e vendeve të trafikut të kokainës, ndrësa akuzoi ministrin Tahiri se ka qëndruar në shoqërinë e Durim Bamit, duke e ditur që ai dyshohej për vrasjen e bankierit Artan Santo.

“Më kot presin qytetarët një shpjegim për kanabizimin e vendit. Pse Shqipëria është kthyer ne vendin e rrugëve të kokainës? Përse Siamri rinte në zyrë në kafe me Durimin, kur vetë ai e dinte se ishte i dyshuar për vrasjen e bankierin Santo. Ky pakt i Edi Ramës i ka dhënë krimit pushtet, e ka sjellë në Parlament dhe në zyrat qeveritare. Pasiguria është kthyer në nomë, i vetmi që nuk e sheh këtë realitet eshte Rama që u tregon qytetarëve një realitet qe e sheh vetëm ai”, ka thënë Arben Ristani gjatë një deklarate për media.

Ristani tha se ndërkohë që rama bën show dixhital, ditën e sotme në aeroportin e Rinasit janë grabitur nga maskat një shumë e madhe parash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Leksion” demokracie nga Librazhdi: Çota i PD-së i dorëzon detyrën Gurrës së PS-së
Aluizni shton kategorinë e legalizimeve, përfitojnë edhe ata që kanë ndërtuar në tokë shtet »
Article Logic
Execution time: 0.024260997772217
array(1) { ["section"]=> string(96) "pd-ristani-rama-i-ka-dhene-krimit-pushtet-nderkohe-qe-ai-ben-show-ne-rinas-grabisin-maskat-17087" }