PD, Ristani: Shqipëria po përmbytet, Edi Rama ngrohet në plazhet e Majemit

Publikuar tek: politike, më 13:38 06-01-2016 PD, Ristani: Shqipëria po përmbytet, Edi Rama ngrohet në plazhet e Majemit

Në një deklaratë për media, sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, akuzoi kryeministrin Rama për pushimet e tij të shtrenjta në Majemi, ndërkohë që Shqipëria është prekur nga përmbytjet.

Delkarata e PD:

Ndërkohë që Shqipëria po përmbytet nga reshjet, Edi Rama po ngrohet në plazhet ultra-luksoze të Majamit.

Pasi mbylli një vit dështimi, ku papunësia u rrit, kriza ekonomike u thellua, varfëria u shtua, rendi dhe siguria u përkeqësuan nga keqqeverisja e tij, Edi Ramës as nuk i bëhet vonë. Ai vazhdon të rendë pas pasioneve të tij të cilat po i paguajnë qytetarët shqiptarë. Pas ekspozitave të pikturës nga njëri kontinent në tjetrin, Edi Rama ka nisur të frekuentojë ndeshje basketbolli në kampionatin më të shtrenjtë të botës, të NBA në SHBA.

Mediat raportuan pak ditë më parë për pushimet e Edi Ramës në Majemi, ku ai u justifikua se kishte një gëzim familjar. Sot shqiptarët e morën vesh se gëzimi i kryeministrit ishte një ndeshje basketbolli në Majemi, në rreshtin e parë ku biletat kushtojnë miliona lekë.

12 persona kane humbur jetën në vetëm 4 ditët e para të këtij vitit ndërsa kryeministri vazhdon të shijojë pushimet e tij luksoze në Majami.

100 mijë shqiptarë enden nëpër kampet e azilkërkuesve nëpër Europë sepse ju është hequr çdo mundësi të mbajnë familjet e tyre, ndërsa  kryepërgjegjësi për këtë gjendje shijon ndeshjet e NBA. Qindra familje shqiptare janë pa energji dhe nëpër burgje se nuk paguajnë dot çmimin e rritur të energjisë, ndërsa Edi Rama e ka mendjen vetëm tek qejfi dhe rehatija e tij.

25 mijë familje vetëm në 3 muaj janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike,  e vetmja mundësi për të mbajtur familjet më bukë porEdi Rama harxhon miliona lekë për të parë një ndeshje basketbolli. Ky është Edi Rama, kryeministri më i pacipë që ka pasur ndonjëherë ky vend. Ky është shteti i Edi Ramës, një popull në mjerim dhe një kryeministër që jeton si sheik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu: SHBA s’do gjejë qetësi derisa reforma në drejtësi të përfundojë
Nishani liron nga detyra Neritan Cekën dhe 2 ambasadorë të tjerë. Emëron të rinj në ambasadat shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.21935987472534
array(1) { ["section"]=> string(77) "pd-ristani-shqiperia-po-permbytet-edi-rama-ngrohet-ne-plazhet-e-majemit-29279" }