PD, Ristani: Tahiri i përfshirë në skenarin mafioz, të japë dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 21:31 04-03-2015 PD, Ristani: Tahiri i përfshirë në skenarin mafioz, të japë dorëheqjen

Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, në një deklaratë për shtyp tha se qytetarët u tronditën kur panë se ministri Tahiri është i përfshirë në këtë skenar mafioz dhe në deklaratën e tij, përgojoi për tre minuta se kush ishte ulur në restorant dhe me kë.

Ristani tha se Tahiri përgënjeshtroi publikisht Artan Didin, i cili tha se nuk dinte asgjë mbi çështjen e atentatit dhe nuk ishte takuar asnjëherë me atentatorin.

“Ministri tha se ka bërë takime informale me atentatorin. Sa herë është takuar? A e ka takuar në prani të Emiliano Shullazit? Ai nuk thotë asgje për 6 muaj, zhvillimet kanë ndodhur vetëm dy ditët e fundit. Përse u prit 6 muaj? Për ti dhënë kohë rregullimit të marëdhenieve midis klaneve”, tha Ristani.

Ristani tha se ministri Tahiri ka bërë pazar me vrasjet dhe komplotet dhe vetëm kur u ka shpërthyer bomba në dorë, kanë dalë për të dhënë deklarata.

“Askush nuk ka më besim te ai. Tahiri duhet të japë dorëheqjen”, tha ai në deklaratën për shtyp.

Ristani tha se është paralajmëruar që në fillim se Rama erdhi në pushtet me aleancën e krimit, dhe PD do të bëjë çdo ditë betejë me krimin dhe tutorët e tij e do ta fitojë këtë betejë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Këshilli i vrasjeve kërkon të shpëtojë me moton ‘’Fajin e ka Saliu’’
Berisha: Metën s'e heton dot Prokurori, Rama deshi ta binde Tomën mos të tregonte »
Article Logic
Execution time: 0.024991035461426
array(1) { ["section"]=> string(72) "pd-ristani-tahiri-i-perfshire-ne-skenarin-mafioz-te-jape-doreheqjen-4981" }