PD, Ristani: Tahiri në shërbim të trafikantëve, biseda tij me trafikantët e dokumentuar nga partnerët

Publikuar tek: politike, më 15:01 30-10-2015 PD, Ristani: Tahiri në shërbim të trafikantëve, biseda tij me trafikantët e dokumentuar nga partnerët

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka akuzuar sot gjatë një deklarate për media, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të përfshirë në trafikun e drogës duke ndihmuar trafikantët me anë të dekonspirimit të aksioneve.

Sipas Ristanit kjo gjë është e dokumentuar nga partnerët nderkombëtarë, “biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës”.

Deklarata e PD-së:

Disa ngjarje tronditëse për vendin kanë ndodhur ditët e fundit.

Dekonspirimi i aksionit antidrogë për kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe njëkohësisht kapja nga policia italiane e të tjerë avionëve të vegjël të ngarkuar në Shqipëri me narkotikë.

Në të dy rastet, është policia italiane që ka informacionin dhe organizon aksionet. Në të dy rastet, Saimir Tahiri, drejtpërdrejt i përfshirë. Eshtë dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës.

“Nuk e keni prej meje”, u thotë Tahiri kokave të trafikut.

Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahirit, sepse ai është njëri prej tyre. Nuk e kanë prej Tahirit sepse ai është pjesë e këtij trafiku kriminal. Vetëm policia italiane po e lufton trafikun e drogës, dhe pengesa kryesore për ta është Saimir Tahiri.

Eshtë pengesë për ta dhe lehtësi për bandat kriminale. Kapot e tonelatave me heorinë nuk u ndaluan, arritën të largohen në kohë. Lehtësim prej Saimir Tahirit. Avionët e vegjël të ngarkuar me drogë vazhdojnë të kalojnë në qiellin tonë drejt Italisë. Lehtësi prej Saimir Tahirit. Pra trafiku i drogës intensifikohet çdo ditë, sepse mafia ka Ministrin e Brendshëm në shërbim të saj.

Droga ka pikën kyçe, ka Saimir Tahirin. Dhe Saimiri vazhdon t’u shërbejë trafikantëve me besnikëri çdo ditë, Çdo ditë Saimir Tahiri bën krenar dhe te lumtur Edi Ramën. Këtu kemi arritur.

Ky është fundi. Ka vetëm një kryeministër në botë që toleron dhe rreh shpatullat e narko-ministrit të brendshëm, ky është Edi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 84 mijë familje në nevojë do të përfitojnë dekodera falas
Zbardhet debati në mbledhjen e Grupit të PD-së, deputetët i ankohen Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.027328014373779
array(1) { ["section"]=> string(104) "pd-ristani-tahiri-ne-sherbim-te-trafikanteve-biseda-tij-me-trafikantet-e-dokumentuar-nga-partneret-24319" }