PD: Shfaqja e sotme e Ramës, provokimi më i madh në 25 vite

Publikuar tek: politike, më 18:21 28-04-2015 PD: Shfaqja e sotme e Ramës, provokimi më i madh në 25 vite

Partia Demokratike e ka kritikuar ashpër konferencën e kryeministrit Edi Rama, “rilindja urbane”, të cilën e ka konsideruar si provokimi më i madh i bërë në këto 25 vite. “Shfaqja e sotme me siguri do të marrë çmimin si provokimi më i madh i bërë në këto 25 vite. Ndërsa vetë producenti, Edi Rama, do ta marrë më 21 qershor vlerësimin e publikut, të qytetarëve, të popullit që po e shtyp dhe e sundon me arrogancë e arbitraritet prej 2 vitesh”, ka deklaruar Florion Mima nga selia e PD-së.

Ai është shprehur se nuk ka degë pale që mbulon dështimin e tij si një kryeministër që ka rritur me 7% papunësinë në vend. Sipas Mimës, fasadat e qyteteve nuk ndihmonë qytetarët por klientët e qeverisë.

“Sot, Rama u tregoi qytetarëve të vendit se është një producent i dobët shfaqjesh televizive, por nuk ka degë palme që mbulon dështimin e tij monumental si një kryeministër që ka rritur me 7 përqind papunësinë, që ka çuar varfërinë dhe dëshpërimin në kufijtë historikë. Milionat që ai po shpenzon për fushatë elektorale, me fasada qytetesh, nuk kanë ndihmuar askënd, përpos klientelës që po pasurohet me këto tendera. Fasadat, sidomos ato që lyhen vetëm nga faqet e shesheve, nuk sjellin zhvillim. Në të kundërt, përse 16 mijë qytetarë të vendit, sipas raportimeve të mediave serioze, kanë lënë vendin vetëm në 3 muaj, në një eksod të dëshpëruar pa fund e pa krye, vetëm për t’i ikur skamjes? Cilin shqiptar kanë ndihmuar milionat e bëra rrush e kumbulla për trille dekorative e pasurim klanesh? Mos kanë ndihmuar dhjetra mijë bashkëqytetarët tanë që kanë përfunduar në burg për shkak se nuk paguajnë dot energjinë elektrike, se nuk kanë me se, se janë pa punë e pa të ardhura?”, ka deklaruar Mima.

Mima ka theksuar se Rama është duke iu shitur qytetarëve një Shqipëri që nuk ekziston, ndërkohë që vendin e ka mbërthyer kriza e urisë.

Lexo edhe:

“Kantieri i Rilindjes Urbane”, Rama: Shqipëria rrezikoi të kapej nga flama e "bathorizimit"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Duma, një biznesmene ndërtimi e akuzuar për mashtrim që do të bëhet kryetare bashkie
Sekuestro shtëpive për borxh energjie? Tërhiqet qeveria »
Article Logic
Execution time: 0.017519950866699
array(1) { ["section"]=> string(62) "pd-shfaqja-e-sotme-e-rames-provokimi-me-i-madh-ne-25-vite-9892" }