PD shpërthen kundër Erjon Braçes, uturak, tartabiq dhe pusetë etiketimet banale në deklaratën zyrtare të demokratëve

Publikuar tek: politike, më 18:55 02-09-2015 PD shpërthen kundër Erjon Braçes, uturak, tartabiq dhe pusetë etiketimet banale në deklaratën zyrtare të demokratëve

Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat një deklaratë aspak normale dhe të pazakontë drejtuar një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Duke iu përgjigjur reagimit të mëparshëm të deputeti socialist Erjon Braçe kundër ish-eurodeputetes Doris Pack, PD e ka marr në mbrojtje gjermanen duke përdorur fyerje ndaj Braçes.

Uturak i Edi Ramës, kanal i ujërave të zeza, tartabiq politik, zëdhënës i bandave apo pusetë e mazhorancës, janë këto disa nga etiketimet më banale të përdorura në deklaratën zyrtare të partisë opozitare më të madhe në vend.

“Erjon Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t’i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane”, thuhet në deklaratë.

Braçe sot nëpërmjet një statusi në facebook, ka lëshuar fyerje të rënda ndaj ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack pas mbështetjes që kjo e fundit dha për kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Lexo edhe: Braçe kapet me Doris Pack: Ishte më e moshuar, me dëshirën e flaktë për të qenë ngucur-ngucur të rinjve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Pranimi në PPE, vlerësim për PD dhe aksionin e saj kundër të inkriminuarve
Vasili kundër Ramës për Spitalin e Traumës: Vendim i pakonsultuar me specialistë »
Article Logic
Execution time: 0.022488117218018
array(1) { ["section"]=> string(120) "pd-shperthen-kunder-erjon-braces-uturak-tartabiq-dhe-pusete-etiketimet-banale-ne-deklaraten-zyrtare-te-demokrateve-19808" }