PD, Spaho: Ja si u ndanë milionat e OSHE për miqtë e Ramës

Publikuar tek: politike, më 11:13 21-10-2015 PD, Spaho: Ja si u ndanë milionat e OSHE për miqtë e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama që sipas PD-së, ka shpërndarë miliona lekë te miqtë e tij nga të ardhurat e grumbulluara nga OSHEE.

Deklarata e plotë e Spahos:

"Milionat që OSHE ka dhënë për deputetë të Edi Ramës, kandidatë për kryetarë bashkie apo donator të Partisë Socialiste apo LSI-së, kryesisht janë ndarë me negociim pa shpallje gare.

Me porosi; hajde dhe merr nga thesi ca miliona. Kështu ka funksionuar për dy vite OSHE-ja, e cila shperdoron milionat e gjakut të shqiptarëve, paratë qe i ka mbledhur me dhunë, me forcë, me burg.

Majmen njerëzit e Edi Ramës me paratë që u morën jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit, Arif Dodës. Bëjnë pasuri me këto miliona deputetë dhe klientela e Edi Ramës, teksa lihen në errësirë fëmijë të porsalindur, pleq të vetmuar, dhe çohen në burg njerëzit e pamundur.

Për çfarë duheshin marrë me dhunë këto para kur nuk investohet ne përmirësimin e furnizimit me energji e evidentuar tek hidrovorët që nuk punonin gjatë përmbytjeve apo tek ndërprerja e vazhdueshme e dritave kudo në vend.

Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës të kapte 5 miliardë lekë për rikonstruksion zyrash. Sipas llogarive të bëra, ndërtuesit të Ramës i janë dhënë para për të bërë punime rregulluese që shkojnë 1639 euro metri katorë. Ndërkohë që për të ndërtuar një godinë të re kostoja është 4 herë më e vogël.

Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që të merrte pa tender Safet-kandidati i Edi Ramës në Kamëz, 850 milionë lekë për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike sikurse mori edhe kompania e Pjerin Ndreut, 340 milionë lekë. Kur ndahet torta nuk mungon i kudondodhuri i korrupsionit, Ilir Beqa, me kompaninë e tij Intech plus, që ngjeu lugën edhe me paratë e OSHE-së.

970 milionë lekë ka përfituar Sadri Abazi, një tjetër kanakar i Edi Ramës. Një lukuni donatorësh, deputetësh, miqsh të Edi Ramës janë sulur e kanë mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve, pa tender, pa garë, me negociim nëse ju mjaftojne për tu ngopur ose jo.

Si hienat merr, shqyej, mbush trastën e ik. Kjo është banda e OSHE, këto janë arritjet e mëdha të Edi Ramës. Një korrupsion i pamasë e i pështirë qe tallet me skamjen dhe me jetën e qytetarëve të vendit. Eshtë koha për t’i ndalur zullumqarët e zhytur në vjedhje e zhvatje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimi Kodheli socialistëve të Lezhës: Punoni, ose i gjejmë votat dhe pa ju. Socialistët braktisin mbledhjen: Për ç’a keni ardh atëherë?
Meta viziton kompaninë e përpunimit të peshkut: Kjo është rruga e punësimit »
Article Logic
Execution time: 0.023291110992432
array(1) { ["section"]=> string(62) "pd-spaho-ja-si-u-ndane-milionat-e-oshe-per-miqte-e-rames-23633" }