PD, Spaho: Rama është akuzuar për lidhjet me krimin, gjykata dha vendimin nën presion

Publikuar tek: politike, më 16:21 05-06-2015 PD, Spaho: Rama është akuzuar për lidhjet me krimin, gjykata dha vendimin nën presion

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e deputetit të Partisë Demokratike Edi Paloka me gjobë për shpifje ndaj kryeministrit Rama.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha gjatë një deklarate për media se Gjykata e ka marrë vendimin nën presion duke vendosur se është më mirë të qëndrojë përkrah kryeministrit, i cili kërcënon lirinë e fjalës.

“Rama është ushtruesi më i madh i shpifjes. Një përjekje për të ngushtuar lirinë e shprehjes, një putinizëm që ai kërkon ta ushtrojë cdo ditë. Kërcënimi që bën Rama për ata që nuk mendojnë si ai është një këmbanë alarmi”, ka thënë Spaho.

Deputeti i PD-së tha se kryeministri Rama është akuzuar për lidhjet e tij me krimin, por vendimi i gjykatë është marrë nën presion.

Gjykata ka vendosur që është më mirë të jesh në krah të një kryeministri. Denoncimet e opozitës kanë qenë për lidhjet e kryeministrit me krimin, emërimin ne poste kyçe të personave me të kaluar kriminale. Nëse të gjitha këto nuk kanë lidhje me krimin të na tregojë Rama se çfarë ka lidhje me krimin. Lidhjet me krimin janë dëshmuar çdo ditë dhe nuk rrëzohen dot nga vendimi nën presion i Gjykatës”, tha deputeti i PD-së, Spaho.

Gjykata e Lartë dënoi me gjobë deputetin e PD-së Edi Paloka, pasi u shpall fajtor për shpifje dhe u shpall i pafajshëm për akuzën për fyerje. Paloka duhet ti paguajë kryeministrit Rama 2 milionë lekë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi, ambasadori Lu vlerëson procesin: Ka ende kandidatë me të kaluar kriminale
Gjyqi për shpifje, Basha: Drejtësia dha vendim të papranueshëm, Rama i lidhur kokë e këmbë me krimin »
Article Logic
Execution time: 0.022800922393799
array(1) { ["section"]=> string(88) "pd-spaho-rama-eshte-akuzuar-per-lidhjet-me-krimin-gjykata-dha-vendimin-nen-presion-12780" }