PD: Sulmi ndaj kandidatit Ismaili i orkestruar politikisht

Publikuar tek: politike, më 11:42 14-06-2015 PD: Sulmi ndaj kandidatit Ismaili i orkestruar politikisht

Partia Demokratike  vijon akuzat ku pretendon se sulmet ndaj kryebashkiakut të Vorës, i cili kandidon për një mandat të tretë në siglën e kësaj partie, janë të orkestruara nga maxhoranca. Përmes koordinatorit Keltis Kruja Partia Demokratike  shprehet se pavarësisht sulmeve, fitorja në këtë zonë do të jetë për opozitën.

“Ja ku kemi këtë foto, ku duket qartë, Bujar Laze nga Skrapari, shefi i komisariatit të Vorës, në shërbim të kandidatit të Ilir Metës. Ky tjetri këtu është edhe drejtori i AKU, i cili ka spikatur me sulmet ndaj biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike. Dhe në sfond, janë si gjithnjë banditët e makinave me xhama të zinj, që vijnë lart e poshtë gjithë ditën e gjithë natën në Vorë.Ilir Meta kërkon ta kthejë Vorën në një inkubator kriminal të manipulimit të zgjedhjeve. Dhe sërish, megjithëse është përqendruar aty me çdo strukturë shtetërore e kriminale, ai e ka humbjen të sigurt. Fitorja e Fiqiri Ismailit dhe e Partisë Demokratike në këtë Bashki është vetëm një javë larg” tha Kruja .

Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë të gjithë personat e përfshirë në këtë skenar kriminal.

“I kërkojmë përfaqësuesve të OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA, prani sa më masive për regjistrimin e këtyre zhvillimeve që janë rekorde të zeza për standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.Askush dhe asgjë nuk do ti ndalë qytetarët e Vorës të ushtrojnë sovranitetin e tyre me votë. Fitorja e Partisë Demokratike dhe e Fiqiri Ismailit është e padiskutueshme”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Bojaxhi shënon kosh (FOTO)
Luan Rama i përgjigjet Patozit me një letër tjetër të hapur: Jam gati të denoncojmë bashkë në Prokurori çdo provë »
Article Logic
Execution time: 0.0170578956604
array(1) { ["section"]=> string(63) "pd-sulmi-ndaj-kandidatit-ismaili-i-orkestruar-politikisht-13536" }