PD sulmon ashpër dy televizionet e mëdha Top Channel dhe Tv Klan

Publikuar tek: barometri, më 08:33 16-06-2018 PD sulmon ashpër dy televizionet e mëdha Top Channel dhe Tv Klan

Partia Demokratike sulmon ashpër dy televizionet e mëdhenj kombëtar dhe i akuzon për censurë.

 

Një deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, e shpërndarë edhe nga Departamenti anti-korrupsion në PD, flet për censurimin e lajmit për pronësinë e linjës së parë ajrore shqiptare “Air Albania”.

PD denoncoi dje se kjo kompani ajrore ka për pronar me mbi 51 për qind të aksioneve një biznesmen vlonjat, mik të kryeministrit Edi Rama, Sinan Idrizin.

Sipas PD, Idrizi është zgjedhur për të pastruar paratë e pista të vetë kryeministrit Edi Rama.

Por Strazimiri akuzon Televizionin Klan dhe Top Channel se e kanë censuruar plotësisht këtë lajm.

Reagimi i plotë:

TELEVIZIONET KLAN DHE TOP CHANNEL ÇENSUROJNË OPOZITËN DUKE U BËRË PJESË E AFERAVE KORRUPTIVE TË QEVERISË

Deklarata e deputetit Gent Strazimiri:

Televizionet private kombëtare, Klan dhe Top Channel çensuaruan dje Partinë Demokratike në denoncimin e një prej aferave më flagrante korruptive të qeverisë së Edi Ramës- liçensimin e një kompanie fantazën me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania.

Çensurimi i përsëritur i opozitës nga dy televizionet privatë kombëtarë, të liçensur për të informuar me paanshnëri publikun dhe jo për t’u fshehur qytetarëve aferat korruptive të qeverisë, tregon se liria e medias në Shqipëri po mbytet nga interesat korruptive politike dhe ekonomikë.

Duke qenë se në vend të informimit të publikut, televizionet kryesorë në vend, njësoj si në rastin e çensurës për inceneratorët, kanë zgjedhur t’i shërbejnë parave të pista të qeverisë dhe biznesit të lidhur me të, Partia Demokratike po risjell edhe një herë të plotë denoncimin e djeshëm.

“Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokratike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive sëbashku me një kompani turke për Aeroportin e Vlorës. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.”

Partia Demokratike publikoi edhe një foto, ku Sinan Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është i pranishëm në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Partia Demokratike bëri dje disa pyetje për Edi Ramën, që nuk u transmetuan nga 2 televizionet kombëtare dhe për të cilat Edi Rama vazhdon të heshtë:

  • • Të kujt janë paratë e Air Albania?
  • • Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?
  • • Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?
  • • A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane. “

Kjo është deklarata e çensuruar nga dy televizionet kombëtare privatë.

Po dje, Partia Demokratike u çensurua plotësisht nga televizioni Top Channel, i cili zgjodhi të heshtë dhe të mos transmetojë asnjë sekondë denoncimin se pushteti i Ramës po bëhet gati të dekorojë si “Qytetar Nderi” autorin e vrasjes së mbetur në tentativë, të Azem Hajdarit iderit të Lëvizjes së Dhjetorit brenda sallës së Parlamentit.

Top Channel ia fshehu publikut këtë lajm, megjithëse Partia Demokratike e faktoi me dokument aktin skandaloz të Kryetarit të Bashkisë së Hasit, duke theksuar se nderimi i një deputeti vrasës, është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që ecejaket e shpeshta të drejtuesve të televizionit në zyrën e Kryeministrit për të siguruar miliona euro financim nga taksat e shqiptarëve po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që, në vend të informimit të plotë e të paanshëm të publikut, zgjedh të bëjë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032364845275879
array(1) { ["section"]=> string(71) "pd-sulmon-ashper-dy-televizionet-e-medha-top-channel-dhe-tv-klan-124546" }