PD sulmon ashpër Top Channel dhe publikon foto: Televizion i kapur nga qeveria, ja foto e takimit të Ben Blushit me …

Publikuar tek: barometri, më 09:25 26-07-2018 PD sulmon ashpër Top Channel dhe publikon foto: Televizion i kapur nga qeveria, ja foto e takimit të Ben Blushit me … Foto ku PD supozon se Blushi takohet me Dvoranin

Nëpërmjet një deklaratre të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike ka sulmuar televizionin kombëtar Top Channel, si një media e kapur nga qeveria dhe që i shërben interesave të saj.

Sipas deklaratës, televizioni ka çensuruar plotësisht opozitën duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.


Gjithashtu, në një foto të publikuar PD-ja pretendon se drejtori i Top Channel Ben Blushi është takuar me gjyqtarin Ardian Dvorani, i cili e kaloi me sukses vettingun ditën e sotme.


DEKLARAT E PLOTË DHE FOTO:

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord  sa imoral, aq edhe joligjor, duke çensuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë. 

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Chanel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që perzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për  zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e  vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të çensuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojne çensurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licensës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!

Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.​

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14224314689636
array(1) { ["section"]=> string(120) "pd-sulmon-ashper-top-channel-dhe-publikon-foto-televizion-i-kapur-nga-qeveria-ja-foto-e-takimit-te-ben-blushit-me-129158" }