PD, Tabaku: Nga abuzime e qeverisë, çdo qytetar ka humbur 300 euro

Publikuar tek: politike, më 12:46 04-11-2015 PD, Tabaku: Nga abuzime e qeverisë, çdo qytetar ka humbur 300 euro

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga selia blu ka bërë një përmbledhje të atyre që i ka konsideruar si skandale të qeverisë Rama.

Sipas Tabkut, raporti i KLSH, i dorëzuar pak ditë më parë në Kuvend, dëshmon atë çfarë opozita ka denoncuar por edhe çdo qytetar i këtij vendi ka përjetuar.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut:

Në fillimin e vitit të shkuar, qeveria e gjeneratës tjetër pretendoi se kishte krijuar një buxhet që do ta nxirrte vendin nga prapambetja në rritje ekonomike. Raporti i KLSH, i dorëzuar pak ditë më parë në Kuvend, dëshmon atë çfarë opozita ka denoncuar por edhe çdo qytetar i këtij vendi ka përjetuar.

Nga një anë merr paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe ua jep kompanive të miqve qeveritarë me tendera abuzivë dhe shpesh me tenderim të drejtë për drejtë, ndërkohë që nga ana tjetër është rritur kontrabanda, abuziviteti për miqtë biznesmenë të cilët kanë rritur fitimet e tyre ndërkohë që të ardhurat nuk realizohen edhe pasi qeveria ka riparë për mbi dy herë buxhetin e vitit 2014.

Drejtoria e tatimeve dhe doganave, të cilat vitin e shkuar u dekoruan për tejkalimin e planit, kanë mbledhur 70 milion EURO më pak të ardhura ndonëse taksat për qytetarët u rritën. Dhe kjo thuhet qartë në raportin e KLSH!

Ndërkohë që kërbaçi dhe burgu ndaj të varfërve dhe të dobtëve u shiten si shtetformim, institucionet qeveritare kanë abuzuar me 399 tendera ku janë vërejtuar 1254 shkelje duke i shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit, prej 777 milion EURO.

E këtu sigurisht përfshihet dhe CEZ-OSHEE, të rrënuar me radhë sa nga njëri bashkëkryetar i mazhorancës aq edhe nga tjetri. Vetëm për vitin 2014 abuzimet me OSHEE kanë qenë në vlerën e 32 mln eurove. Abuzim i përbërë si nga manipulimet me faturat të cilat ua ngarkonin shqiptarëve por edhe me marrëveshjet e blerjes së energjisë më shtrenjtë nga kompanitë që u jepnin bakshishe.

Për të mbuluar këtë abuzim, ata vendosën që të ndëshkojnë shqiptarët. Përgjatë një viti kjo qeveri ka arrestuar rreth 2600 qytetarë të cilëve pasi u faturoi më shumë se sa kishin harxhuar i dërgoi dhe pas hekurave. Ndërkohë që sot, KLSH ka dërguar në prokurori një dosje të plotë me bëmat e OSHEE, asnjë prej qeveritarëve nuk flet.

Qeveria e shëndetësisë falas, që i ka dhuruar tenderin e dializës një lokali me qendër në Berat ka abuzuar duke u dhënë katër firmave 136 tendera, pra gjysmën e totalit të tenderave. Ndërkohë që Ministri Intech+ ka arritur të marrë 28 tendera ndonëse përpara vitit të rilindjes ai kish mundur të fitonte vetëm tenderin e Bashkisë Durrës.

Megjithëse qytetarët kanë paguar një taksë më të lartë qarkullimi që si rrjedhojë i detyroi të paguanin një çmim edhe më të lartë nafte se sa rajoni, qeveria jo vetëm që nuk mundi të mblidhte më shumë të ardhura por dëmi që kompania shtetërore Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit kap vlerën e 153 milion eurove. Duke zënë 80% të vjedhjes që i është bërë shtetit nga shoqëritë anonime në pronësi të tij.

Në 2014, nga CEZ, OSHE, nga tenderat etj, çdo qytetar ka humbur 300 euro nga ky abuzim.

Para që një qeveri mund t’i përdorte jo vetëm për të rritur pagat dhe pensionet, por mbi të gjitha mund t’i përdorte si një gjenerator për të stimuluar ekonominë që është në ditët e saj më të zeza.

Kjo është po e njëjta qeveri që rishikoi buxhetin përmes aktit normativ në fillim të këtij viti për t’u falur sponsorizuesve të saj para përmes Letër Kredive. Të cilat, siç pohon dhe raporti i KLSH, jo vetëm që janë shumë kompromentuese por mbi të gjitha u janë dhënë kompanive për punë të pakryera.

Ky raport tregon se Borxhi Publik gjatë vitit 2014 ka shkuar në 69.16% të PBB duke rrëzuar një herë e mirë pretendimin dhe mbi të gjitha premtimin e gënjeshtërt për ta ulur atë.

Ky raport është një këmbanë alarmi për gjendjen e ekonsomisë, atë gjendje që çdo qytetar i thjeshtë e ndjen përditë në shtëpinë e tij, në kuletën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bamir Topi: Jo gjithçka po shkon në drejtimin e duhur, Kushtetuta e Shipërisë në interes të 2 personave
Raporti për Kosovën, Leskaj përplaset në KiE me deputeten serbe »
Article Logic
Execution time: 0.021296977996826
array(1) { ["section"]=> string(69) "pd-tabaku-nga-abuzime-e-qeverise-cdo-qytetar-ka-humbur-300-euro-24641" }