PD: Tahiri guxoi të të përgënjeshtrojë shifrat e Merkelit

Publikuar tek: politike, më 19:27 25-08-2015 PD: Tahiri guxoi të të përgënjeshtrojë shifrat e Merkelit

Partia Demokratike, nërpërmjet deputeti Gerti Bogdani i ka konsideruar skandaloze qendrimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për çështjet e azilkërkuesve.

Sipas Bogdanit, qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë zgjidhje për këtë gjendje të rëndë, ndërsa thekson se zgjidhja e vetem është largimi i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Deklarata e plotë e Gerti Bogdanit:

Sot ministri i Brendshëm Tahiri, akuzon qeverinë gjermane se shifrat nuk i ka të sakta dhe se i ka bërë llogaritë gabim! Sot Tahiri thotë se shifrat e qeverisë së Ramës janë të sakta, jo ato të Merkelit! Sot Tahiri kujton sërish se mund të luajë si të dojë me të dhënat e Gjermanisë ashtu siç bën me INSTAT sa herë ka dëshirë!

Dje vetë Kryeministri Rama, me një qendrim skandaloz e turpërues, u mundua të anashkalojë rëndësinë e çështjes duke thënë që kërkuesit e azilit janë shqiptarë nga Greqia e jo nga Shqipëria. Kushdo shqiptar ka sot në fisin e në lagjen e tij një familje qe ka marrë trastat e është larguar për në Gjermani, ndaj si mund të kujtojë Kryeministri i një vendi se populli i tij është aq budalla sa të besojë broçkulla të tilla! Në vend që të ulet e të marre masa serioze për këtë moment ekzistencial në të cilin ndodhet Shqipëria, ai tallet me dramën e mijëra familjeve shqiptare nga Jugu ne Veri, nga Lindja në Perëndim.

Kryeministri, ministrat, qeveritarët e pushtetarët duhet të kuptojnë se sot ka ardhur koha që të lënë gënjeshtrat, mbulimet e anashkalimet, të lënë mënjanë talljen masive që po u beni edhe shqiptarëve, edhe vetë Europës, dhe të merrni seriozisht hapa konkrete dhe urgjente që kjo gjendje të ndalë!

Por, çdo dite duket qartë që kryepërgjegjësi nuk ka asnjë plan, asnjë zgjidhje.

 Sepse Edi Rama dhe keqeverisja e tij në partneritet me krimin është në fakt vetë problemi dhe pikënisja e të gjithë problemeve të tjera, arsye kryesore të eksodit tragjik të mijëra shqiptarëve. Ndaj dhe zgjidhja e problemit nis me largimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Ristani: Meta bleu përpara zgjedhjeve kryekomunarin e Mollasit, i dha tender 8 mld lekë
Jorgo Goro kreu i Bashkisë së Himarës: Ndërhyrja në 6 të mëngjesit. Ringritja e Kishës mbi bazën historike »
Article Logic
Execution time: 0.023607015609741
array(1) { ["section"]=> string(62) "pd-tahiri-guxoi-te-te-pergenjeshtroje-shifrat-e-merkelit-19163" }