PD thirrje njerëzve që kanë dijeni për vrasjen e turistëve: Ndihmoni

Publikuar tek: politike, më 20:48 04-07-2015 PD thirrje njerëzve që kanë dijeni për vrasjen e turistëve: Ndihmoni

Partia Demokratike ka dënuar aktin e vrasjes së dy turistëve çekë ndërsa u ka bërë thirrje edhe personave që mund të kenë dijeni në lidhje me autorët e këtij krimi të ndihmojnë organet kompetente.

“Partia Demokratike dënon ashpërsisht vrasjen makabër të dy qytetarëve çekë dhe kërkon nga strukturat përgjegjëse shtetërore të merren të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë ngjarje kriminale të ndihmojë në hetimin e saj duke informuar organet e rendit dhe të prokurorisë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Qeveria të japë 90 mijë euro për informatorët mbi autorin e vrasjes së turistëve
Tahiri: Arrestimi në kohë rekord, ndoshta duhet të ishte ende në burg »
Article Logic
Execution time: 0.023071050643921
array(1) { ["section"]=> string(73) "pd-thirrje-njerezve-qe-kane-dijeni-per-vrasjen-e-turisteve-ndihmoni-15356" }