PD: Tirana nën ujë, Veliaj me pushime në Sri Lanka

Publikuar tek: politike, më 18:49 06-01-2016 PD: Tirana nën ujë, Veliaj me pushime në Sri Lanka

Situata e përmbytjeve në Tiranë është mjaft e rënduar ndërsa dhjetra shtëpi kryesisht në zonën e bregut të lumit rrezikojnë të shemben. PD akuzon punonjësit e bashkisë se nuk kanë qënë gjatë gjithë ditës së sotme sipas tyre për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Deputetë të Partisë Demokratike dhe këshilltarë të Këshillit Bashkiak kanë parë sot nga afër situatën në zona të ndryshme të qytetit të Tiraneë ku kanë kërkuar ndërhyrjen e menjehërshme për t’u adhur në ndihmë banorëve. Por në mënyrë të pacipë, kryebashkiaku Veliaj, edhe pse e dinte se situata do të ishte e rëndë, braktisi detyrën për një udhetimi luksi në Sri Lanka”, thuhet në deklaratën e PD.

 “Banorët kanë kërkuar këtu prezencën e kryebashkiakut Veliaj ose kryeministrit, po asnjëri nga këta nuk ndodhet në Shqipëri. Veliaj në Siri Lanka kurse kryeministri në Majemi për të bërë pushime. Sikurse edhe e shikoni, ky lumë nga momenti në moment po del nga shtrati dhe ka lënë në mëshirë të fatit me dhjetra e dhjetra familje, familje në nevojë, familje me probleme. Zëvendëskryebashkiaku i Tiranës ndërkohë nuk po bën gjë tjetër veçse po bën xhiro rrotull Lanës sikur vetëm atje ka njerëz dhe këtu është zonë e pabanuar. Ndërkohë që kemi me dhjetra mijëra banorë në zonat periferike të Tiranës si këtu afër Bregut të Lumit që rrezikojnë nga momenti në moment. Asnjë punëtor i Bashkisë nuk ndodhet sot këtu, një pjesë sepse nuk janë aktivizuar, një pjesë tjetër sepse janë hequr nga puna. Në këto momente, Tirana dhe kjo zonë është në mëshirë të fatit vetëm duke iu lutur Zotit të mos bjerë më shi”, deklaroi Mateo Spaho.

 Të tjerë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, akuzuan Ramën dhe Veliajn si përgjegjës për situatën.

“Nëqoftëse tri vite më parë kryeministri i vendit Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do të bllokonin rehabilitimin e Lumit të Tiranës dhe ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës, një fond i siguruar gradis nga fondet e huaja, sot nuk do të ishim në këtë gjendje. Jo vetëm nuk do të kishim rrezik për jetë njerëzish por do të kishim dhe një vepër të re estetike më të bukur për qytetin e Tiranës. Por ata vetëm bllokojnë në mënyrë që të marrin dhe të vjedhin meritat”, u shpreh Fabian Topollaj.

Deputetët Myqerem Tafaj dhe Gerti Bogdani i kanë bërë thirrje qeverisë të evakuojë menjëherë qytetarët në rrezik dhe të mos kujtohet për qytetarët sa herë duhet t’u marre dhe qindarkën e fundit përmes taksave të rritura apo çmimit të energjisë.

Myqerem Tafaj: Para një muaji e gjysëm të gjitha familjet kanë qenë shumë të rrezikuara dhe sot janë akoma më të rrezikuara. Po shembet dheu. Lumi po i merr banesat. Duhet të evakuohen sa më shpejt familjet qe janë këtu pasi nuk ka asnjë lloj sigurie në radhë të parë për jetën.

Gert Bogdani : Kur vjen puna për ti rritur taksat, për ti rritur dritat, për ti marrë lekët qytetarëve këtë gjë e bëjnë me vrap. Ndërsa kur vjen puna për ti bërë shërbimet njerëzve, qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, këtë gjë nuk e bëjnë asnjëherë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj ironizon me Ramën: Meqë kam qef pikturën, edhe unë mund të bëhem kryeministër
Olli i zbulon biletën Veliajt, ja pas sa ditësh kthehet kryebashkiaku në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.02078104019165
array(1) { ["section"]=> string(54) "pd-tirana-nen-uje-veliaj-me-pushime-ne-sri-lanka-29313" }