PD: Veliaj kryeu dy vepra të rënda penale, Prokuroria të nisë hetimet

Publikuar tek: politike, më 12:11 11-12-2015 PD: Veliaj kryeu dy vepra të rënda penale, Prokuroria të nisë hetimet

Sipas Partisë Demokratike kryebashkiaku i Tiranës ka konsumuar dy vepra të rënda penale lidhur me gjobvënien mbi dëmet e protestës ndaj. Përmes Fabian Topollajt, PD I ka bërë thirrje Prokurorisë në një dalje për mediat të nisë hetimet.

“Erion Veliaj, ka konsumuar dy vepra të rënda penale në një ditë;
Falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre. Kurajoja dhe integriteti i inspektorit Besmir Karaj, zbuloi shkeljet e rënda të Veliajt, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të fituar simpatinë e shefit të tij, duke i vendosur gjobë popullit protestues. Deri dje, akti i Veliajt ishte komik dhe qesharak, dhe mbarë opioni publik janë tallur me të. Por nga dje, rezulton se kemi të bëjmë me shkelje serioze të ligjit, dhe me dy vepra të rënda penale, falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre”, tha Topollaj.

“Tashmë në prokurorinë e Tiranës ka një kallëzim penal të kryer nga inspektori Karaj.
Ne i kërkojmë prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe të nxjerrë përgjegjësitë e Veliajt para ligjit.
Çdo qytetar i vendit do të ishte pas hekurave tani me këto dy vepra penale, të provuara tashmë publikisht.
Prokuroria ka rastin të tregojë se ligji funksionon për të gjithë, dhe se Erion Veliaj, nuk ka imunitet kur falsifikon dokumenta e shpërdoron detyrën”, theksoi Topollaj në daljen për mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Nënë Barbulla viktima e rradhës e terrorit të Edi Ramës
Përfundon takimi në Vilën 30, del i pari Saimir Tahiri. Ahmetaj:U mblodhëm për shumicën e cilësuar »
Article Logic
Execution time: 0.024970054626465
array(1) { ["section"]=> string(73) "pd-veliaj-kryeu-dy-vepra-te-renda-penale-prokuroria-te-nise-hetimet-27510" }