PD vijon të kërkojë dorëheqjen e Metës: Iu imponua CEZ-it për Ismailajn

Publikuar tek: politike, më 18:59 09-09-2015 PD vijon të kërkojë dorëheqjen e Metës: Iu imponua CEZ-it për Ismailajn

Partia Demokratike vijon të kërkoj dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për akuzat që ajo drejton ndaj tij, lidhur me aferën CEZ-DIA.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Orjela Nebijaj  është shprehur se rruga e vetme e Metës është dorëheqja dhe dalja përpara drejtësië. Sipas PD-së, Meta iu imponua kompanisë CEZ, për të kontraktuar mikun e tij Kastriot Ismailaj, edhe kur ishte Ministër i Jashtëm duke bërë negociata private pa pasur asnjë tagër zyrtar, por dhe më pas kur ishte Ministër Ekonomie.

Deklarata e plotë e PD:

Ilir Meta po prodhon çdo ditë reagime të dëshpëruara që vërtetojnë pozitën e tij të vështirë, nën akuzë për marrje rryshfeti.

Provat dhe dëshmitë për skemën e madhe të korrupsionit dhe mashtrimit ku është direkt i përfshirë Ilir Meta, janë bërë publike.

Provat e rryshfetit të tij, janë pjesë e raportit zyrtar që avokatët e qeverisë shqiptare kanë paraqitur në arbitrazhin e Vjenës.

Ilir Meta iu imponua kompanisë CEZ, për të kontraktuar mikun e tij Kastriot Ismailaj, edhe kur ishte Ministër i Jashtëm duke bërë negociata private pa pasur asnjë tagër zyrtar, por dhe më pas kur ishte Ministër Ekonomie.

Ai loboi fort që Kastriot Ismailaj të merrte miliona euro nga CEZ, dhe natyrisht Ilir Meta kishte pjesën e tij në këto shuma marramendëse.

Akuza është e rëndë, dhe siç e kanë konsideruar avokatët ndërkombëtarë të qeverisë shqiptare, bëhet fjalë për skemën më të madhe të mashtrimit dhe korrupsionit në vend.

Partia Demokratike i konsideron qesharake reagimet e Ilir Metës, dhe thekson se atij i mbetet vetëm një shteg; dorëheqja dhe dorëzimi para drejtësisë.

Lexo edhe: Dokumenti/ Sa përfitoi ish-kryeministri Vilson Ahmeti nga CEZ dhe DIA, zbulohet firma e Ismailajt me Ahmetin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duçka jep dorëheqjen nga posti i zv/ministrit, Rama pranon kërkesën e tij
Lezha mbetet pezull, flet Ndrec Dedaj: Nuk dorëhiqem »
Article Logic
Execution time: 0.031845092773438
array(1) { ["section"]=> string(76) "pd-vijon-te-kerkoje-doreheqjen-e-metes-iu-imponua-cez-it-per-ismailajn-20383" }