PD vjen me ndryshime: Shkarkon Bylykbashin, në vend të tij Ferdinand Xhaferri

Publikuar tek: barometri, më 07:32 13-04-2018 PD vjen me ndryshime: Shkarkon Bylykbashin, në vend të tij Ferdinand Xhaferri

Në mbledhjen e djeshme të Partisë Demokratike, kreu Lulzim Basha ka vendosur të bëjë disa ndryshime në rradhët e drejtuesve në rrethe.

Si rrjedhojë, është shkarkuar nga detyra si drejtues i demokratëve në Durrës deputeti Oerd Bylykbashi dhe në vend të tij kryedemokrati ka vendosur Ferdinand Xhaferrin.

Riemërimi i Xhaferrit në krye të PD në Durrës vjen direkt pas disa problemeve që partia më e madhe e opozitës ka hasur në këtë degë, ndërkohë që vendosja e bashkëthemeluesit të PD në krye të kësaj anëtarësie ndodh për herë të tretë.

Ferdinand Xhaferri gjithashtu ka kandiduar disa herë rradhazi për kryetar të Bashkisë së qytetit bregdetar, por pa arritur të fitojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24736499786377
array(1) { ["section"]=> string(82) "pd-vjen-me-ndryshime-shkarkon-bylykbashin-ne-vend-te-tij-ferdinand-xhaferri-116715" }