PD, Vokshi: Kandidatja e ASHE-së në Pogradec e përfshirë në afera korruptive

Publikuar tek: politike, më 15:03 16-06-2015 PD, Vokshi: Kandidatja e ASHE-së në Pogradec e përfshirë në afera korruptive

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, gjatë një deklarate për shtyp, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kandidates së ASHE në Pogradec, Diana Mile si dhe kreut të Komunës Buçimas për përvetësim të fondeve publike.

Sipas Vokshit, kandidatja e ASHE-së Diana Mile është e përfshirë në aferra korruptive me fondet e Komunës.

“Kryetari i Komunës ia ka kaluar fondet e Komunës drejtoreshës dhe shoferit të tij. Kompania “RD2” nuk ka as edhe një pikë karburanti në pronësi  edhe pse pretendon se furnizon komunën me naftë. Diana Mile është kryetare e Shtëpisë së Gjelbër që përfiton fonde nga Komuna. Kësaj OJQ-je i janë dhënë vetëm vitin e fundit 22 milionë lekë. Ky fond është dhënë gjoja për mjete pune. Qytetarët e Pogradecit nuk mund dhe nuk do të votojnë një kryeatre që i përdor fondet për interesat personale”, ka thënë Vokshi.

Albana Vokshi kërkoi që kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta të japin shpjegime se pse në Pogradec është zgjedhur pikërisht Diana Mile si kandidate për Bashki.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëhiqet kandidati i pavarur në Konispol Fatmir Shero: Votoni sipas vullnetit tuaj të lirë
Basha në Fier: Flenë në dyshekë plot me lekë, me llogari bankare nga djersa juaj »
Article Logic
Execution time: 0.50431108474731
array(1) { ["section"]=> string(80) "pd-vokshi-kandidatja-e-ashe-se-ne-pogradec-e-perfshire-ne-afera-korruptive-13763" }