PD, Vokshi: Rama përdorte çdo vdekje në minierë për politikë, sot nuk gjeti kohë për ngushëllim

Publikuar tek: politike, më 13:45 31-08-2015 PD, Vokshi: Rama përdorte çdo vdekje në minierë për politikë, sot nuk gjeti kohë për ngushëllim

Partia Demokratike ka reaguar sot gjatë një konference për shtyp në lidhje me ngjarjen tragjike në minierën e Bulqizës ku humbën jetën dy persona. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përgjegjës për humbjen e jetëve në miniera është kryeministri Rama i cili i braktisi premtimet pas ardhjes në pushtet.

“26 familjarë kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës, bilanci më tragjik në 25 vitet e fundit dhe Rama nuk gjeti as një minutë kohë për të bërë ngushëllime.

Kur ishte në opozitë, e shfrytëzonte çdo ngjarje në minierë për të bërë politikë, por sot edhe pse foli një orë para mediave nuk gjeti asnjë moment për të shprehur ngushëllimet. Të gjithë shqiptarët sot e shohin Edi Ramën si përgjegjësin për humbjen e jetëve në miniera, pasi nuk ka garantuar asnjë kusht dhe siguri”, tha deputetja e PD-së, Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028659105300903
array(1) { ["section"]=> string(98) "pd-vokshi-rama-perdorte-cdo-vdekje-ne-miniere-per-politike-sot-nuk-gjeti-kohe-per-ngushellim-19588" }