PD voton të gjitha propozimet e deputetes së larguar, Doda: Votimi tregon hipokrizinë e mazhorancës

Publikuar tek: politike, më 19:13 17-12-2015 PD voton të gjitha propozimet e deputetes së larguar, Doda: Votimi tregon hipokrizinë e mazhorancës

Ish-deputetja e PD-së, Mesila Doda, sot pjesë e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet së bashku me kryetarin Shpëtim Idrizi kanë bërë tre propozime amendamentesh në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen ose emërohen apo që ushtrojnë detyra publike.

Një prej tyre ishte amendamenti për mospërfshirjen e çdo zyrtari të regjimit komunist në institucionet kryesore të vendit. Por, PS dhe LSI e kanë rrëzuar këtë propozim të aleatit PDIU, ndërsa në favor ka votuar PD.

Deputetja Doda e ka konsideruar një hipokrizi të mazhorancës këtë votim, pavarësisht se liderët e saj ‘shprehen vazhdimisht se janë distancuar nga e kaluar, por votimi tregon të kundërtën’.

Ndërkohë, PD ka votuar pro edhe për dy propozime të tjera të Dodës dhe Idrizit, ndërsa mazhoranca i ka rrëzuar sërish. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasje në mazhorancë/ Ruçi kritika Finos dhe qeverisë: Propozim i pamoralshëm, më vjen keq për ju
Ambasadori gjerman, Hoffman i përgjigjet deklaratës së Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.018414974212646
array(1) { ["section"]=> string(103) "pd-voton-te-gjitha-propozimet-e-deputetes-se-larguar-doda-votimi-tregon-hipokrizine-e-mazhorances-28019" }