PD, Zeneli: Qeveria i ka lënë pas dore minatorët

Publikuar tek: politike, më 14:05 05-08-2015 PD, Zeneli: Qeveria i ka lënë pas dore minatorët

Partia Demokratike ka reaguar pas humbjes së jetës së punëtorit në minierën e Hasit, Maxhun Aliajt dhe plagosjes së 4 punonjësve të tjerë. Deputeti Alban Zeneli ka thënë nga selia blu se qeveria i ka braktisur minatorët, duke i lënë ata në mëshirën e fatit.

Reagimi i PD-së:

Jam këtu për të shprehur ngushëllimet e Partisë Demokratike për humbjen e jetës së Maxhun Aliajt, teknik në minierën e kromit në Has dhe plagosjen e 4 punonjësve të tjerë. Jemi pranë familjeve të viktimës dhe të lënduarve në këtë ditë të vështirë por duam gjithashtu të denoncojmë faktin se kushtet në minierat tona janë përkeqësuar dhe qeveria ka braktisur minatorët.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm një javë pas humbjes së jetës së një tjetër minatori në Bulqizë. Partia Demokratike denoncon lënien e minatorëve në mëshirë të fatit pa minimumin e kushteve të sigurisë.

Pas dy vitesh qeverisje të Edi Ramës kemi sot numrin më të madh të minatorëve që kanë humbur jetën apo janë plagosur në kushtet e vështira të punës së nëntokës në dy dekada të marra sëbashku.

24 minatorë kanë humbur tragjikisht jetën dhe ashtu si herën e kaluar, kryeministri i vendit nuk ka gjetur sërish kohën të shprehë as ngushëllime për familjen e viktimës më të fundit në Has.

Edi Rama mashtroi minatorët për kushte më të mira pune dhe për paga më të mira. Ai premtoi shumë për minatorët dhe doli se thjesht i shfrytëzoi ata për fushatë, për të ardhur në pushtet, më pas u ktheu kurrizin.

Mashtroi minatorët, siç ka mashtruar shumicën e shqiptarëve për taksat, punësimin, shëndetësinë e çdo aspekt të jetës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Qeveritarët kanë mbushur xhepat me paratë e shtetit
Meta në intervistë: Të jesh tërheqës do të thotë që duhet të djersitësh dhe të mundohesh. "I dënuar" të punoj gjatë pushimeve »
Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533
array(1) { ["section"]=> string(52) "pd-zeneli-qeveria-i-ka-lene-pas-dore-minatoret-17806" }