PD, Zhupa: E turpshme, Rama nuk mban qëndrim për deputetin e kërcënuar me jetë, Prokuroria të hetojë

Publikuar tek: politike, më 13:34 07-02-2016 PD, Zhupa: E turpshme, Rama nuk mban qëndrim për deputetin e kërcënuar me jetë, Prokuroria të hetojë

Në një delkaratë për media, Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me kriminelë, ndërsa ka thënë se është e turpshme që Rama nuk mban qëndrim për deputetin e kërcënuar me jetë, Zhupa i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm.

"Edi Rama po shton dozat e propagandës me regji qendrore, me anëtarësime të paracaktuara, me fjalime të gatshme e të sforcuara, ndërkohë që prej dy ditësh, ka një denoncim publik se brenda partisë së tij, deputeti socialist Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë nga njerëzit që Edi Rama u ka besuar degën e Partisë Socialiste të Lezhës.

Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës.

E turpshme është retorika e Ramës me të rinjtë për partinë e për vlerat, kur ai e ka inkriminuar atë në qelizë, kur nuk gjen kohë të mbajë një qëndrim për faktin se deputeti i tij kërcënohet me jetë nga kordinatori i tij.

Në të vërtetë, realiteti i Partisë që drejton Rama ky është.

Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet.

Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Janë thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik.

Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit.

Eshtë e qartë se Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga inkriminimi.

Por është e sigurtë se qytetarët e vendit, demokratë e socialistë, me dhe pa parti, do ta shkulin këtë farë të keqe të politikës nga rrënjët. Dita po afron."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermeni letër Bashkive: Mos bllokoni lejet e ndërtimit
Dhuratat e veçanta dhe të detajuara që kërkon Prokuroria, ndër to një hartë me gurë nga Trepça »
Article Logic
Execution time: 0.034751892089844
array(1) { ["section"]=> string(102) "pd-zhupa-e-turpshme-rama-nuk-mban-qendrim-per-deputetin-e-kercenuar-me-jete-prokuroria-te-hetoje-31968" }