PD zyrtarizon Enkeled Alibeajn në Fier, garon kundër Subashit

Publikuar tek: politike, më 19:40 15-04-2015 PD zyrtarizon Enkeled Alibeajn në Fier, garon kundër Subashit

Partia Demokratike ka zyrtarizuar Enkeled Alibeajn si kandidat të saj për Bashkinë e Fierit, përballë kandidatit socialist Armando Subashi.

Ish-ministri i Drejtësisë, Alibeaj do të jetë tashmë kandidati zyrtar i PD-së për Fierin në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Ndonëse i tërhequr kohët e fundit nga jeta active politike, Alibeaj ka marrë mbështetjen e kreu të demokratëve, Lulzim Bashës për këtë kandidim.

Profili i Enkeled Alibeajt:

Enkeled Alibeaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1997, ndërsa ka titullin titullin “Magjistër” që prej vitit 2000. Në vitin 1999-2000 Alibeaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë dhe përgjatë viteve 2000-2005 ka ushtuar profesionin e avokatit. Në vitet 2005-2007 ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave dhe në vitin 2007 është emëruar Ministër i Drejtësisë në qeverinë e parë të ish-kryeministrit Sali Berisha, post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2009. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2009 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në zgjedhjet e vitit 2013, Enkeled Alibeaj nuk u zgjodh deputet për herë të dytë në Kuvend nën siglën e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Ahmetaj: Për Tepelenën Tërmet Peçi, në Përmet Gilberti Jaçe
Deputeti socialist Kosta: Më gënjyen për Jaçen në Përmet, konsultë me Ruçin për vendimin tim »
Article Logic
Execution time: 0.20338082313538
array(1) { ["section"]=> string(65) "pd-zyrtarizon-enkeled-alibeajn-ne-fier-garon-kunder-subashit-8832" }