PD zyrtarizon Gjergji Meron për Bashkinë Korçë

Publikuar tek: politike, më 14:08 14-04-2015 PD zyrtarizon Gjergji Meron për Bashkinë Korçë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gjergji Meron si kandidat të saj për Bashkinë Korçë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Mero aktualisht mban postin e Rektorit të Universitetit “Fan S. Noli” në qytetin juglindor.

Gjergji Mero do të përballet në garën për Korçën me kryetarin aktual të Bashkisë, Sotiraq Filo, i cili prej disa ditësh është konfirmuar nga Partia Socialiste si kandidat i kësaj partie. 

PD ka zyrtarizuar gjithashtu gjatë ditës së sotme Bashkim Shehun për Bashkinë e Kukësit, Kasem Mahmutaj për Bashkinë e Beratit dhe Gëzim Vatën për Bashkinë Fushë-Arrëz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas refuzimit për pjesëmarrjen në paradën e Moskës, përfaqësitë e miqësisë Shqipëri-Rusi takohen
Meta: Akuzat ndaj meje? Pema me kokrra goditet »
Article Logic
Execution time: 0.021013975143433
array(1) { ["section"]=> string(51) "pd-zyrtarizon-gjergji-meron-per-bashkine-korce-8696" }