PD zyrtarizon kandidaturat për Bashkitë Delvinë dhe Roskovec

Publikuar tek: politike, më 18:36 11-04-2015 PD zyrtarizon kandidaturat për Bashkitë Delvinë dhe Roskovec

Vijon procesi i zyrtarzimeve të kandidaturave të së djathtës në Bashkitë e vendit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. PD ka konfirmuar sot Dhurim Alinanin si kandidat të saj për garën në Bashkinë e Delvinës dhe Gëzim Çaushin për Bashkinë Roskovec.

Alinani është aktualisht kryetar i Bashkisë së Delvinës dhe do të kërkojë në zgjedhjet e 21 qershorit një mandat të tretë në krye të qytetit jugor. Edhe Çaushi mban aktualisht postin e kreut të Bashkisë së Roskovecit, ndërsa i është besuar sërish nga PD kjo bashki.

Dy partitë kryesore në vend pritet të bëjnë publike javën e ardhshme kandidaturat për Bashkinë e Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama dha dënim politik për Xhelal Mziun
Ja kandidaturat zyrtare të PD për Peqinin, Pukën, Burrelin, Klosin, Divjakën dhe Belshin »
Article Logic
Execution time: 0.44733309745789
array(1) { ["section"]=> string(65) "pd-zyrtarizon-kandidaturat-per-bashkite-delvine-dhe-roskovec-8463" }