PD zyrtarizon Voltana Ademin për Shkodrën

Publikuar tek: politike, më 08:28 17-04-2015 PD zyrtarizon Voltana Ademin për Shkodrën Voltana Ademi, kandidate e PD për Bashkinë e Shkodrës

Voltana Ademi është zyrtarisht kandidatura e PD për Bashkinë e Shkodrës. Ademi do të jetë përballë kandidates të së majtës, Keti Bazhdarit, zyrtarizuar më herët.

Propozimi për kandidaturën e Ademit erdhi fillimisht nga deputetja e PD Mesila Doda e cila u shpreh se një garë midis Bazhdarit dhe Ademit do të jepte shembullin e një fushate pa kriminelë e të fortë, si dhe do të tregonte se gratë i shërbejnë komunitetit më shumë se burrat politikanë.

Voltana Ademi ka lindur në Shkodër, është e martuar me Franc Ademin dhe është nëna e një djali të vogël të quajtur Gjon. Ajo ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Shkenca Kompjuterike. Ka mbaruar studimet Master “Për Qeverisjen dhe Zhvillimin Territorial” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetin e Palermos, Itali. Ademi e ka filluar karrierën si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Voltana Ademi ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë Shkodër gjatë vitit 2014, ndërsa në vitet 2007 – 2011 ka punuar si këshilltare pranë Këshillit të kësaj Bashkie. Ademi në vitet 2011-2013 ishte Prefekte e Qarkut Shkodër dhe në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është zgjedhur deputete e PD-së në këtë qark.

Aktualisht Ademi është deputete e PD në Kuvendin e Shqipërisë.

Lexo edhe

Keti Bazhdari, kush është gruaja jashtë politikës- nga artistët, te gazetarët e jeta në çift

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush janë kandidatët që do të garojnë për Tiranën: Karriera e tyre politike dhe administrative
Erion Veliaj zyrtarizohet si kandidati i PS për Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.025141000747681
array(1) { ["section"]=> string(46) "pd-zyrtarizon-voltana-ademin-per-shkodren-8958" }