PDIU: Deklaratat e Kotzias të papranueshme, neonazistët janë në parlamentin grek

Publikuar tek: politike, më 17:01 12-06-2015 PDIU: Deklaratat e Kotzias të papranueshme, neonazistët janë në parlamentin grek

Pas deklaratave raciste të ministrit të Jashtëm grek Kotzias në Oksford në Britaninë e Madhe, ka reaguar Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. PDIU ka dënuar gjuhën raciste të ministrit të Jashtëm grek, duke thënë se nëpërmjet qëndrimeve të parpanueshme tenton të heqë vëmendjen nga problemet e vendit.

Deklarata e PDIU:

Ministri i Jashtëm grek Kotzias ka sulmuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si parti “partnere e re në qeverisje, që është trashëgimtarja e partive naziste”.  Ai bën dhe aluzione për PDIU si parti që është pjesë e planeve për “Shqipërinë e madhe” dhe që prodhon “harta të Shqipërisë së madhe që përfshijnë pjesë të veriut të Greqisë dhe ishujve të Detit Jon”.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon gjuhën raciste të ministrit të Jashtëm grek. Ministri grek duhet të shohë problemet e brendshme, në një vend ku lulëzon neonazizmi, ku Agimi i Artë qëndron në parlament, krah më krah me z. Kotzias.

Greqia po tenton që nëpërmjet këtyre qëndrimeve të papranueshme të heq vëmendjen nga problemet e saj të brendshme. Pamundësia financiare duket se ka bërë të majtën greke më ekstremiste se e djathta ekstreme. Falsifikimi i historisë është vijim i një sjelljeje manipuluese të hershme të shtetit grek, që ka financuar sistematikisht katedra universitare në botë, për të manipuluar të vërtetat historike. Ngjan pak e çuditshme që kjo sjellje vijon dhe sot nga përfaqësuesi i një partie që ka në themel të vetën të majtën që ka luftuar kundër pushtuesit krah për krah me komunitetin çam në Veri të Greqisë.

PDIU përfaqëson pjesën e shëndetshme patriotike të shoqërisë shqiptare, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Batalioneve “Çamëria” dhe “Ali Demi”, luftëtarët e paepur kundër pushtuesve nazistë dhe aleatëve të tyre, kolegë të Kotzias.

Në Çamëri nuk ka pasur kurrë parti fashiste. Krejt e kundërta, ka qenë Napoleon Zerva që ka bashkëpunuar me gjermanët, ashtu sikurse batalionet e sigurisë që lulëzonin krah nazistëve në Greqi.

Ndërkaq, PDIU përshëndet përgjigjen dinjitoze të ambasadorit shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, i cili tha të vërtetën që duhet përmendur gjithnjë përballë propagandës shoviniste greke. Ai ka sqaruar audiencën e nderuar për të pavërtetat që tha ministri grek. Sot ne nuk jemi në kohën e komunizmit, kur Shqipëria ishte shtet i dobët dhe i izoluar, por jemi vend anëtar i NATO-s, me autoritet ndërkombëtar, gjithmonë e në rritje.

PDIU, çdo shqiptar dhe tashmë edhe komuniteti ndërkombëtar do të përpiqen të zgjidhin çështjen çame, si një çështje e të drejtave themelore të njeriut, që asnjë mendje e shëndoshë nuk mund ta mohojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqipëri e madhe”, Mesila Doda: 3 shtete shqiptare të ndara mes tyre ose bashkim de facto
Bojaxhi: “Ne Tirana” do ta ndryshojë politikën jo vetëm deri në 21 Qershor por edhe më pas »
Article Logic
Execution time: 0.031518936157227
array(1) { ["section"]=> string(84) "pdiu-deklaratat-e-kotzias-te-papranueshme-neonazistet-jane-ne-parlamentin-grek-13401" }