PDIU e Shpëtim Idrizit refuzon të votojë ministrat e rinj të kabinetit

Publikuar tek: politike, më 17:04 25-02-2016 PDIU e Shpëtim Idrizit refuzon të votojë ministrat e rinj të kabinetit

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që drejtohet nga Shpëtim Idrizi ka refuzuar të votojë sot në favor të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Ministri i ri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi kanë marrë respektivisht nga 77 dhe 76 vota në Kuvend, ku pjesëmarrës në votim ishte edhe deputeti Armando Prenga.

Megjithatë, PDIU që është pjesë e qeverisë nuk ka votuar për emërimin e dy ministrave dhe shkak besohet të jenë bërë qëndrimet e Ministrisë së Jashtme në raportet me Greqinë. Idrizi në seancën e javës së kaluar u përfshi në një debat të gjatë me ministrin Ditmir Bushati dhe mungesën e reagimit të diplomacisë shqiptare në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Athina, që sipas kreut të PDIU-së kanë për qëllim shtrembërimin e fakteve që lidhen me Çamërinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strazimiri pranon që qëlloi me vezë: Ishte një shëmti e gjallë
Kriza e refugjatëve, Gjosha: Qeveria e përgatitur për menaxhimin e fluksit të mundshëm »
Article Logic
Execution time: 0.01836895942688
array(1) { ["section"]=> string(76) "pdiu-e-shpetim-idrizit-refuzon-te-votoje-ministrat-e-rinj-te-kabinetit-33525" }