PDIU, Idrizi: Do të dalim me 61 kandidatë të përbashkët, mbështetje për reformat

Publikuar tek: politike, më 14:11 30-03-2015 PDIU, Idrizi: Do të dalim me 61 kandidatë të përbashkët, mbështetje për reformat

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi tha se një arsye që u arrit koalicioni me Partinë Socialiste ishte se programi i partisë së tij ka gjetur mbështetje edhe në programin qeveritar dhe se po tenton të gjejë mbështetjen më të mirë për të rritur peshën e PDIU.

“Me mirëkuptimin dhe vullnetin e mirë të Partisë Socialiste vendosëm të bëjmë këtë bashkëpunim, duke filluar që nga zgjedhjet e 21 qershorit. Kemi rënë dakort të dalim me 61 kandidatë të përbashkët”, tha Shpëtim Idrizi.

Kreu i PDIU u shpreh se bashkëpunimi me PS ka nisur me një nga reformat më të rëndësishme, atë territoriale, si dhe në faktin se politika e jashtme e Shqipërisë ka qenë një politikë e denjë dhe reciproke, duke përmendur qëndrimin e kryeministrit Rama në Beograd si dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare në lidhje me marrëveshjen e detit me shtetin grek.

Sipas Idrizit, krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike për të gjithë shqiptarët është mjaft pozitiv, duke vlerësuar takimin e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla sulmon Bashën: Të rihapen hetimet për shpërdorim detyre. PD: Je zëdhënës i shpifjeve
Halimi: Këshilli për çështjen “Doshi-Frroku” të mos drejtohet nga Meta »
Article Logic
Execution time: 0.023027181625366
array(1) { ["section"]=> string(82) "pdiu-idrizi-do-te-dalim-me-61-kandidate-te-perbashket-mbeshtetje-per-reformat-7356" }