PDIU: Zgjedhjet në jug të vendit po krijojnë përplasje etnike dhe fetare, shkak ndërhyrja e segmenteve shtetërore greke

Publikuar tek: politike, më 19:18 19-06-2015 PDIU: Zgjedhjet në jug të vendit po krijojnë përplasje etnike dhe fetare, shkak ndërhyrja e segmenteve shtetërore greke

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në një deklaratë për mediat thekson se zgjedhjet në jug të vendit po krijojnë përplasje etnike dhe fetare për shkak të angazhimit të segmenteve shtetërore greke. Sipas PDIU kjo përplasje është më e dukshme në Konispol.

“Siç është bërë e ditur në disa bashki të Jugut të Shqipërisë, falë angazhimit të disa segmenteve shtetërore greke, por dhe të drejtuesve qendrorë dhe vendorë të PBDNJ-së, ballafaqimi për zgjedhjet lokale po merr karakter përplasjeje dhe përçarjeje midis dy shteteve, midis etnive të ndryshme, feve të ndryshme, që popullojnë atë zonë të bukur të Shqipërisë. Kjo është bërë më e dukshme veçanërisht në betejën për bashkinë e Konispolit. E gjitha kjo është e dënueshme moralisht, e palejueshme kushtetutshmërisht dhe ligjërisht”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Sipas PDIU-së, Partia Demokratike po bashkëpunon hapur me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

“Është krejtësisht e qartë se Partia Demokratike po bashkëpunon qartë dhe hapur me PBDNJ-në dhe ky bashkëpunim nuk ka prapavijë vetëm pragmatike, por është vijim i politikave të vjetra bashkëpunuese mes këtyre partive. Kështu në Konispol kandidati i PD-së, Ismail Myrtaj po bashkëpunon me kandidatin e PBDNJ-së, Anastas Guda që u etiketua nga kryeministri i vendit si “përçarës i komunitetit”. Kandidati i Finiqit nga PD-ja u tërhoq duke i lënë fushë të lirë kandidatit të PBDNJ-së. Në këmbim, PBDNJ-ja ka bërë thirrje të hapur që në Sarandë të mbështetet kandidati i PD-së, Kreshnik Bozho”, thuhet në delkaratën e PDIU.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arben Llalla: Paturpësi e himariotëve, vijnë nga SHBA për të mbështetur Fredi Belerin
Rama në Durrës: PD-ja nuk mundi të ndalë ndërtimin e pallateve monstra, krenoheshin me to »
Article Logic
Execution time: 0.020822048187256
array(1) { ["section"]=> string(123) "pdiu-zgjedhjet-ne-jug-te-vendit-po-krijojne-perplasje-etnike-dhe-fetare-shkak-nderhyrja-e-segmenteve-shteterore-greke-14039" }