PDIU zyrtarizon 3 kandidatët në koalicionin e majtë. Për Patosin ende negociata?

Publikuar tek: politike, më 09:49 16-04-2015 PDIU zyrtarizon 3 kandidatët në koalicionin e majtë. Për Patosin ende negociata? Edi Rama dhe Shpëtim Idrizi

PDIU-ja zyrtarizoi sot tre kandidatët, për të cilët kanë rënë dakord me PS-në dhe LSI-në. Në Konispol do të kandidojë Mimoza Arapi, në Peqin do të kandidojë Sajmir Hasalla ndërsa në Rrogozhinë Beqir Nuredini. E pasqaruar mirë ka mbetur çështja e Patosit, për të cilën PDIU-ja deklaroi se po bëjnë ende negociata me PS-në, ndërkohë që PS-ja ka deklaruar ditë më parë se do jetë Rajmonda Balili.

Ditë më parë deputeti Erjon Braçe konfirmoi emrat e Armando Subashit për Bashkinë Fier dhe Fatos Tushes për Lushnjen. Për Rroskovecin do jetë kandidate e PS-së Majlinda Bufi, kurse për Patosin do rikandidojë Rajmonda Balili.

Në Sarandë socialistët kanë vendosur të kandidojë Floriana Koka, ndërkohë që në Vlorë do kandidojë Dritan Leli. Së fundmi PDIU-ja u përball me një zhvillim brenda saj, ku deputeti Dashamir Tahiri u shkëput nga partia për të mbështetur PD-në. Ai u shfaq krah Lulzim Bashës në protestën në Vlorë.

“I provuam për 45 vjet me radhë këta, edhe për 25 vjet dhe na çuan si para ’90. Nuk ka rëndësi të majtë dhe të djathtë, ekonomia ka vetëm një ngjyrë. Iu bëj thirrje të bashkohemi të gjithë, rroftë demokracia, rroftë Shqipëria, rroftë Çamëria!”, tha në protestë Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dule: Negociata me PS? Të konvergojmë kandidatët, ndryshe të vetëm në zgjedhje
Kokëdhima-Ristanit: Ishe i dehur në këshill, turpërove fshatin. Ristani:Në fshat kishte një rregull, jo krushqi me Kokëdhimat »
Article Logic
Execution time: 0.018393039703369
array(1) { ["section"]=> string(83) "pdiu-zyrtarizon-3-kandidatet-ne-koalicionin-e-majte-per-patosin-ende-negociata-8861" }