PDK e Mark Frrokut e regjistruar në zgjedhjet e 21 qershorit, në koalicion me PS

Publikuar tek: politike, më 11:58 09-04-2015 PDK e Mark Frrokut e regjistruar në zgjedhjet e 21 qershorit, në koalicion me PS Kreu i PDK Mark Frroku gjatë një seance plenare të hershme me kryeministrin Rama

Partia Kristian-Demokrate e Mark Frrokut është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Kërkesa për këtë regjistrim është depozituar në KQZ nga vetë deputeti Mark Frroku më 26 mars. PDK-ja do të jetë pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste. PDK-ja ka degët dhe strukturat e saj në të gjitha qarqet e vendit ndërkohë që kreu i saj ndodhet në burg pas masës së sigurisë "arrest me burg", që erdhi pas akuzave për një vrasje të kryer në shtetin belg .

Ndërkohë, njoftohet që 14 prilli është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Amnisti për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, të ulet TVSH-ja
Liljana Elmazi në Kuvend: Iu plasi tullumbacja e pushtetit me para droge që mbajnë erë gjaku »
Article Logic
Execution time: 0.019943952560425
array(1) { ["section"]=> string(84) "pdk-e-mark-frrokut-e-regjistruar-ne-zgjedhjet-e-21-qershorit-ne-koalicion-me-ps-8236" }