Pedagogia ish-zvministre këshillon vajzat: Shefi në momenti e parë do mendojë çfarë fshihet poshtë fustanit!!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:03 19-01-2018 Pedagogia ish-zvministre këshillon vajzat: Shefi në momenti e parë do mendojë çfarë fshihet poshtë fustanit!!

Ish-zv.ministrja e Financave, aktualisht pedagoge Irena Beqiraj me anë të një statusi në Facebook ka treguar arsyet se përse studentët e akuzojnë se në auditor me djemtë është më tolerante se sa me vajzat.

Beqiraj arsyetoi se fakti që është shumë feministe e bën të besojë se femrat e kanë më të vështirë të ngjisin shkallët e karrierës, sidomos kur përpara tyre do të hasin një shef mashkull i cili në momentin e parë do të mendojë se çfarë fshihet poshtë fustanit.

Ish zv.ministrja e vijoi komentin e saj duke këshilluar të gjitha vajzat që të mos kërkojnë në jetë asgjë dëshpërimisht përveç pavarësisë dhe integritetit.

KOMENTI I PLOTË:

Debati I fundit per gacmimet seksuale me kujtoi nje histori te vjeter. 
Kur jepja Mesim ne nje universitet ne fund te semestrit behej vlersimi I pedagogut. Ndergjithe komentet plot batute e humor ca syresh edhe ironik te studeteve te mi ..... Me beri pershtypje nje prej tyre qe nga konteksti ishte I nje vajze " profesoresha eshte shume tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jeten!. Kishte te drejte. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjale :

Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini cfare u pret sa te dilni nga keto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70 ÷ e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte " cfare fshihet poshte fustanit " e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini. 
Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytes cdo gjeje I vihet nje cmim. Edhe juve do perpiqem tu vendosin nje cmim, nje rroge me te mire , karrjere me te shpejte, do jeni gjithmone ne tundimin per te qene ju ylli ne ngjitje. Por eshte vetem cmim jo vlere. Duhet te jeni te pergatitura inteligjente, te zonjat e vetes , te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz.
Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit. 
E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit.
Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem.

MË PAS BEQIRAJ ËSHTË DETYRUAR TË BËJË NJË STATUS TË DYTË SQARUES PASI ËSHTË NDJERË E KEQKUPTUAR:

Te dashur miq , qe pa dashje apo me dashje keni keqkuptuar cfare kam bere, apo cfare kam dashur tu them studenteve te mia.

Nese doja te beja nje pyetje , me pelqente pergjigjen ta merrja nga nje vajze!

Nese doja te shpjegoja nje koncept te veshtire ne finance , doja ta beja me pjesemarrjen e nje vajze!

Edhe nje kafe midis oreve doja ta pija me vajzat, Daniela Ndrejaj, Vivi Besho, Marinela Guçe , Ina Allko, Ana Dalipaj , Jona Ilia , etj, e te flisja me to per cdo gje.

E nuk ishte e rastesishme qe gocat gjithmone merrnin notat me te mira ne kurset e mia.

E Disa mbase jane bezdisur por kurresesi diskriminuar.

Po! Une jam feministe. Jam grua . Kam nje vajze . Do doja te kisha 100 vajza .

Cdo dite cdo ore do kontribuoj te forcohet nje femer .

Sot drejtoj nje zyre qe ka 95 % te stafit femra.

Me quani si te doni !!!!!

Une mendoj besoj , qe kush vendos ne opozita pune vajzen time , ka vene nje gur ne ardhmen e saj . Une jam e lumtur qe e kam bere per shume vajza qe kane dashur te kene nje te ardhme ....

Shameni ulerini , por besomeni :

Vetem duke punuar fort, mund te ndryshojme boten ku jetojme , e cila nuk eshte ashtu sic do donim te ishte .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024244070053101
array(1) { ["section"]=> string(113) "pedagogia-ish-zvministre-keshillon-vajzat-shefi-ne-momenti-e-pare-do-mendoje-cfare-fshihet-poshte-fustanit-107153" }