Pedagogu denoncon: Kjo makinë Tuareg, hodhi plehrat nga xhami. Ti denoncojmë të gjithë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:27 15-03-2015 Pedagogu denoncon: Kjo makinë Tuareg, hodhi plehrat nga xhami. Ti denoncojmë të gjithë Faksimile e fotos dhe statusit ne facebook te pedagogut

Reagimi dhe ndërgjegjësimi qytetar duket. Asgjë nuk mund të fshihet tashmë edhe nëpërmjet rrjetve sociale. Eshtë postimi në facebook, i pedagogut Ramadan Çipuri. Ai ka parë një makinë tuareg, me targat TR 4018 K, i zoti apo dikush tjetër brenda saj , ka hapur xhamin e makinës, dhe ka hedhur plehrat direkt në rrugë. 

Sigurisht pedagogu, i gjendur pas me makinë, është revoltuar. As trafiku, por as ai vetë nuk mund të ndalin makinën dhe tia japin plehrat të zotit që i hodhi në rrugë. Por nëpërmjet botimit të fotos së makinës, dhe targës së saj në rrjetin social Ramadan Çipuri shkruan “Të denoncojmë të gjithë plehrat që hedhin plehra”.

Dhe në fakt, thirrja e qytetarëve të revoltuar ka sens. Aq më tepër që njerëzit që bëjnë këto veprime, nuk duken  se janë qytetarë të varfër apo shtresës së mesme të popullsisë, përsa kohë bredhin rrugëve të Tiranës me Tuargeg, që kërkon disa litra naftë në ditë për tia dalë mbanë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020262956619263
array(1) { ["section"]=> string(88) "pedagogu-denoncon-kjo-makine-tuareg-hodhi-plehrat-nga-xhami-ti-denoncojme-te-gjithe-5962" }