Pedagogu Galdini: Na e keni shpifur çdo natë televizive. Të njëjtët surretër. Mjaft më!

Publikuar tek: politike, më 20:05 04-05-2017 Pedagogu Galdini: Na e keni shpifur çdo natë televizive. Të njëjtët surretër. Mjaft më!

Arian Galdini, themelues i partisë LDE, një nga themeluesit e Forumit Rinor të PD-së, dhe aleat i Lulzim Bashës, nuk është aktivizuar me potencialin e tij të plotë në kauzën e opozitës këto 75 ditët e fundit.

Ai madje ka shprehur qefmbetje për “bojkotin” që i është bërë shkrimeve dhe analizave prej tij edhe nga mediat pranë opozitës.

Së fundmi ai shpreh po revoltën për të ftuarit që përfaqësojnë PD-në në studiot e emisioneve televizive.

“Çdo natë të njëjtët llumsa, po dëmtojnë qëndresën e opozitës”, shprehet ai, teksa bën thirrje për prezencë të njerëzve 'të pastër' e 'të dlirë'.

Postimi i plotë:

O ju që mereni me PR e Lulzim Bashës, ma lexoni e dëgjoni këtë thirrje publike...

Mjaft çuat rrogëtarë e po të njëjtët surretër në çdo emision, në çdo debat, në çdo TV e cdo nate.

Mjaft.

Sepse latë nam.

Ju po i bëni dëmin më të madh Lulzim Bashës dhe qëndresës sonë Opozitare...

Qëndresa Opozitare ka nevojë për frymëzim e njerëz të frymëzuar, për pastërti e njerëz të dlirë...

Po çuat të njëjtët rrogëtarë çdo natë, në çdo studio, në çdo TV, do t’i bëni dëm të pariparueshëm kësaj qëndrese.

Qëndresa jonë dhe Republika e Re kanë nevojë për frymëzim dhe fytyra të reja.

Mjaft më.

Na e keni shpifur cdo natë televizive...

Hapim ekranet për frymezim, e shohim çdo natë të njëtët llumsa.

Mjaft më.

Article Logic
Execution time: 0.015381097793579
array(1) { ["section"]=> string(89) "pedagogu-galdini-na-e-keni-shpifur-cdo-nate-televizive-te-njejtet-surreter-mjaft-me-77514" }