Pedagogu publikon FOTOT: Dita më e bukur në Tiranë! Krenar për studentët e mi, nuk janë mbetës por...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:57 06-12-2018 Pedagogu publikon FOTOT: Dita më e bukur në Tiranë! Krenar për studentët e mi, nuk janë mbetës por... Protesta

Pedagogu Afrim Krasniqi del hapur në mbështetje të protestës së studentëve.

Teksa publikon këto foto, Krasniqi thotë se ndjehet krenarë për studentët e tij që më në fund kanë refuzuar të jenë, statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien.

“Dita më e bukur në Tiranë prej shumë e shumë kohësh. Krenar edhe për studentët e mi që më në fund kanë refuzuar në jenë statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien. Nuk janë studentë “mbetës” por revoltë ndaj politikanëve “mbetës”.Koha për shkundje të sistemit. Tarifat Ok, duhen hequr dhe me siguri do të hiqen.

Por shumica qytetarë pret dicka më shumë se kaq, heqjen e “tarifave“ që oligarkia politike e ekonomike i ka vendosur Shqipërisë; koha për transparencë, për llogaridhënie, për vetting në universitet, për përgjegjësi të atyre që dështuan reformën dhe sistemin arsimor, për llogaridhënie të politikës – kazan. Studentë, është dita e juaj dhe sot duhet të jetë vetëm fillimi”, shkruan Afrim Krasniqi.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi reagon për protestën e studentëve: Respekt dhe mirënjohje!
Fillon seanca tek Krimet e Rënda, Lul Berisha përballet në gjyq me atentatorin »
Article Logic
Execution time: 0.0046689510345459
array(1) { ["section"]=> string(102) "pedagogu-publikon-fotot-dita-me-e-bukur-ne-tirane-krenar-per-studentet-e-mi-nuk-jane-mbetes-por-144124" }